Policia parandalon krimin në Vlorë, kapet 39-vjeçari i armatosur

Policia e Vlorës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale, ku u ndalua një person i armatosur me pistoletë.

19.02.2026. 11:26

Policia parandalon krimin në Vlorë, kapet 39-vjeçari i armatosur

Policia e Vlorës bën me dije se ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në zonën “Ujit të Ftohtë” e cila mund të kishte pasoja më të rënda.

Efektivët shkuan me urgjencë në ambientet e një lokali ku ishte raportuar për një sherr mes disa personave, që mund të përshkallëzohej.

Kur personat e përfshirë në sherr kanë parë policinë, një prej tyre ka dalë nga lokali dhe ka tentuar të fshehë në lulishte pistoletën që kishte me vete.

Si rezultat i veprimeve të shpejta u kap 39-vjeçari A. Sh. i cili ishte konfliktuar me shtetasin B. J. 30 vjeç për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)