Digjet lokali në Lungomare, flakët rrezikojnë ndërtesat pranë tij

Një lokal është shkrumbuar nga flakët në zonën e Lungomares në Vlorë. Shkaqet janë ende të paqarta.

23.02.2026. 20:37

Digjet lokali në Lungomare, flakët rrezikojnë ndërtesat pranë tij

Një lokal është shkatërruar nga flakët e një zjarri të madh në zonën e Lungomares, në qytetin turistik të Vlorës.

Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për një lokal të vendosur në pjesën fundore të shëtitores buzë detit, i ndërtuar kryesisht me dru dhe kashtë.

Zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të materialeve të djegshme dhe erës së fortë në zonë dhe ka rrezikuar të përhapej dhe në ndërtesa pranë tij.

Ndërhyrja e zjarrfikësve dhe policisë ka bërë që flakët të vendoseshin në kontroll brenda një kohe shumë të shkurtër, megjithatë raportohet se dëmet janë të mëdha.

Ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit në lokal.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)