Dy makina luksoze të vitprodhimeve të fundit, që ishin vjedhur në Sllovaki dhe Itali, janë gjetur nga policia në Shqipëri. Blutë bëjnë me dije se kanë shpallur në kërkim dy persona të cilët trafikonin nga jashtë makina të vjedhura.
Po ashtu sqarohet se dyshes ju sekuestruan një “Audi” me vlerë 50.000 euro dhe një “Seat Cupra me vlerë 40.000 euro.
“Si vijim i operacionit “Stolen line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të automjeteve të vjedhura jashtë shtetit, u sekuestrua 1 automjet tip “Audi”, me vlerë rreth 50 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Sllovaki. Në lidhje me këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi që dyshohet se ka sjellë automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen, S. Sh., 55 vjeç. Ndërkaq, dje, në kuadër të operacionit “Stolen line”, u sekuestrua 1 automjet tip “Seat Cupra”, me vlerë rreth 40 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Itali. Në lidhje me këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi që dyshohet se ka sjellë automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen, G. L.”, informon policia.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)