Dhjetëra rrënjë me dru frutorë dhe ullinj janë përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në kodrat e fshatit Risili në Vlorë.
Zjarri ka qenë me përmasa të mëdha dhe ndihmohej dhe nga era, teksa dëmet në të mbjella janë të shumta.
Në vendngjarje shkuan forcat e policisë dhe zjarrfikësit, të cilët vetëm pasi disa orësh arritën që të vendosin flakët në kontroll.
Paraprakisht, ka dyshime se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, teksa një hetim ka nisur për rastin.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)