Të dyshuar për 13 vjedhje në kryeqytet, kapen 3 “skifterët” nga Elbasani

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 “skifterë” nga Elbasani, të dyshuar për disa vjedhje në kryeqytet.

28.02.2026. 16:21

Të dyshuar për 13 vjedhje në kryeqytet, kapen 3 “skifterët” nga Elbasani

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona të cilët dyshohet se ishin pjesë e një grupi që kishte realizuar disa vjedhje në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Në kuadër të operacionit “Harta” u arrestuan shtetasit D. Ç., 31 vjeç, B. S., 56 vjeç dhe E. Gj., 33 vjeç, të tre banues në Elbasan, të cilët dyshohet se janë autorët e të paktën 12 vjedhjeve.

Objektivi kryesor i personave të arrestuar ishin biznese dhe banesa të ndryshme.

Ndërkaq, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, janë zbardhur 3 tentativa për vjedhje, të kryera nga 3 shtetasit, më datë 15.02.2026, në 3 kompani në fshatin Marikaj.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)