Plagosja e policit në Tiranë, dyshohet se shënjestër ishte fqinji i tij në “arrest shtëpie”
Në momentin e atentatit efektivi i policisë Anxhelo Kumaraku ishte i shoqëruar nga fqinj i tij, Klejdi Spaja, person ndaj të cilit gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për akuzën e armëmbajtjes pa leje. Hetuesit dyshojnë se objektivi i sulmit ka qenë 31-vjeçari dhe jo efektivi.
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me plagosjen e efektivit të policisë, Anxhelo Kumaraku, gjatë orëve të para të mëngjesit në zonën e Shkozës, në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se 30-vjeçari, i cili shërben si agjent pranë Komisariatit nr. 4, është qëlluar me armë zjarri në këmbë, ndërsa ndodhej pranë banesës së tij jashtë orarit të shërbimit.
Sipas të dhënave paraprake, në momentin e atentatit ai ishte i shoqëruar nga një fqinj i tij, Klejdi Spaja, person ndaj të cilit gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Hetuesit dyshojnë se objektivi i sulmit ka qenë pikërisht 31-vjeçari dhe jo efektivi i policisë. Dyshimet paraprake flasin për një konflikt me dy vëllezër, që janë edhe autorët e dyshuar të ngjarjes.
Mësohet se autorët dhe fqinji i policit të plagosur kanë pasur një konflikt për borxh të pashlyer dhe 5 muaj më parë si pasojë e këtij konflikti Klejdi Spaja i ka dhunuar vëllezërit. Në shenjë hakmarrje ata dyshohet se kanë tentuar ta qëllojnë mbrëmjen e së dielës, por plumbat lanë të plagosur efektivin Anxhelo Kumaraku.
Në momentin e incidentit efektivi Anxhelo Kumaraku ka qenë jashtë shërbimit. Sipas burimeve paraprake ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10, ndërsa rrethanat mbeten ende të paqarta.
Ndërkohë mbetet ende e paqartë pse polici shoqërohej me personin që rezulton të kishte thyer masën e sigurisë duke dalë nga banesa, edhe pse në dëshminë e tij ka thënë se me objektivin e sulmit me armë janë shok fëmijërie.
Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10 në zonën e Shkozës. Menjëherë pasi u qëllua në drejtim të tij, efektivi u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, forca të shumta policie ngritën pika kontrolli dhe zhvilluan kontrolle intensive në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërkohë, grupi hetimor, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të plagosjes.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në rrethimin e një kantieri ndërtimi. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur rreth orës 3.40 në bulevardin "Nënë Tereza" në Kamëz.
Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për opozitën, duke i cilësuar si molotovarë që donin të digjnin Shqipërinë, ka reagua kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi.
Një studim i famshëm i vitit 1960, i botuar fillimisht në revistën Science, ka gjeneruar diskutime ditët e fundit. Ai hipotezon një datë të saktë për fundin e botës: të premten, 13 nëntor 2026. U llogarit nga fizikani austriak Heinz von Foerster.
Drogë, alkool dhe celularë janë gjetur gjatë një kontrolli blic në burgun e Fierit. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën të ditur se në trupin e njërit prej të burgosurve u konstatuan pesë qese të vogla të dyshuara me lëndë narkotike, të fshehura në pjesën e poshtme të një bluzeje.
Sipas hetimeve, autorët krijonin faqe të rreme online dhe dërgonin SMS me linqe mashtruese, duke i nxitur qytetarët të plotësonin të dhënat e tyre bankare. Më pas, këto të dhëna përdoreshin për përfitime të paligjshme financiare.
Për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha qeveria Rama ka sabotuar marrëveshjen e detit. I pyetur për vizitën e ministrit të Mbrojtjes, Nikos Dendias, Berisha tha se Greqia ka shpallur 12 miljet e saj detare.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në konferencën e kësaj të hëne ka folur për kohën televizive që ka opozita në ekranet shqiptare. Ai akuzon qeverinë se po e censuron opozitën.
Objektivi i shpërthimit me eksploziv që ndodhi mëngjesin e sotëm në Shkozë, ishte një market në pronësi të babait të vëllezërve Aldo dhe Ali Lika, të shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të atentatit të 18 majit ndaj Kejdi Spajës, ku mbeti i plagosur edhe efektivi i policisë Anxhelo Kumaraku.
Kontrollet në burgjet e vendit vijojnë me rigorozitet, duke zbuluar sende që nuk lejohen në ambientet e vuajtjes së dënimit. Së fundmi, në gjatë kontrollit në burgun e Shkodrës, në lavanderi dhe në dushe janë gjetur të fshehur telefonë.
Me një fond prej 2.5 miliardë lekësh, programi parashikon mbështetje direkte për blegtorinë, bletarinë, fermat organike dhe sipërfaqet e mbjella, si edhe grante për modernizimin e fermave dhe agrobizneseve.
Komente (0)