Protesta, duket se është fjala më në modë e politikës shqiptare për muajin dhjetor.
Pas protestës kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike më 22 dhjetor dhe tubimeve të përditshme të Adriatik Lapaj përpara kryeministrisë, është radha e kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, të thërrasë qytetarët të dalin në shesh.
Përmes një videomesazhi, Shehaj fton qytetarët që të dalin përpara Kuvendit të premten në orën 10:30, kohë kur mblidhet dhe Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit për zv.kryeministren Balluku.
“Të premten në orën 10:30, mblidhet Këshilli i mandateve, do vendosin të shpëtojnë Belinda Ballukun. Aty do të organizojmë protestën dhe do të kërkojmë që të dorëzojnë Belinda Ballukun. Belinda Balluku duhet të arrestohet ashtu siç kërkon SPAK-u dhe siç ka vendosur Gjykata. Mjaft e mbrojtët. Ju presim të gjithëve! Të premten në 10:30, përballë Kuvendit të Shqipërisë. Ne do të jemi aty. Apo jo? Dorëzoni Belindën!” shprehet Agron Shehaj.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)