Akuzave të Sali Berishës për takim e koordinim të “Foltores” së tij në Elbasan, me të skeduarin për disa ngjarje kriminale, Suel Çela, Ervin Salinji u është përgjigjur me të njëjtën monedhë.
Në një postim në rrjetin social Facebook, gjatë kohës që në selinë blu zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, Salianji i kujton Berishës se është absurditet dhe dëshmi e mjerimit politik akuza ndaj tij për lidhje me Suel Çelën.
Aq më tepër sipas ish-deputetit të PD nuk ka logjikë që kjo të vijë nga dikush që i ka hapur derën e partisë figurave të lidhura me krimin, duke aluduar kështu për deputetin e qarkut Durrësh, ish-prokurorin Arjan Ndoja.
“Kjo është vijë e kuqe dhe dëmtim i kartës morale të opozitës”, shkruan Salianji, duke i kujtuar Berishës se një nga ligjvënësit e future në listën e PD prej tij, ka qenë në makinë me një të shumëkërkuar nga policia, në momentin kur ju bë attentat në Shkozett ë Durrësit.
Salianji po ashtu thotë se në kushte të tjera do ta kishte paditur kreun e PD në gjykatë për shpifje, porn ë kushtet aktuale ai ka nisur dhe do të çojë deri në fund një betejë që sipas tij bëhet për llogaridhënie, rizgjimin e PD dhe hapjen e garës, çka i ka trembur rrogëtarët e listave të mbyllura.
Reagimi i plotë:
E vetmja mënyrë që Edi Rama gjeti për të më ndalur nga përballja me ta në zgjedhje ishin akuzat e fabrikuara, në betejën time kundër një prej grupeve mafioze më të fuqishme në vend. Sepse në garë dhe me garë unë i mund! Këtë e kam treguar në Korçë, në Kavajë, në parti dhe kudo: forca ime e vetme janë, personaliteti, vullneti im dhe mbështetja e njerëzve.
Në Elbasan ishte e gjithë struktura vitale e Partisë Demokratike. Akuzat imagjinare, siç ndodh rëndom me armiqtë imagjinarë të qëmotit, se unë paskam takuar ata që i kam denoncuar prej vitesh, duke filluar nga Suel Çela, janë një dëshmi e mjerimit politik. Veçanërisht kur dihet se shumëkush tjetër e ka pasur në krah dhe e ka përdorur për interesa të veta.
Por ç’rëndësi ka kjo. Në kushte të një demokracie dhe jo autokracie do shkoja në gjykatë të përballja çdo shpifës. Por në kushtet e një përballje për shkak se dua që Partia Demokratike të jetë fituese dhe disa rrogëtarë kanë frikën e humbjes së pushtetit e të pazareve po reagoj publikisht një herë, e më pas siç kam bërë çdo herë, do shkoj në vendngjarjet e krimit, korrupsionit dhe bashkëpunëtorëve të tyre në pazare!
Shoqëria dhe demokratët po e bërtasin me të madhe se kanë nevojë të dëgjojnë zgjidhje reale:
– për humbjet e njëpasnjëshme,
– për mosmbajtjen e fjalës,
– për degradimin e debatit në akuza të pavërteta,
– për promovimin e humbësve serialë,
– për cimentimin në karrige e pushtet pa mbështetje,
– për atrofizimin e partisë,
– për pafuqinë për të rrëzuar një qeveri të kalbur nga korrupsioni në çdo hallkë,
– për pafuqinë për të nxjerrë qytetarët në protesta
– për pamundësinë për ta bërë Partinë Demokratike fituese.
Në vend të kesaj drejtuesit që duhet të japin lllogari, kërkojnë llogari dhe përbaltin demokratët!
Sa më përket mua, unë nuk kam emëruar, as komanduar struktura për të zgjedhur deputet të Partisë Demokratike dikë që, në funksionin e prokurorit që duhet të luftojë bandat, gjendet në makinë me to, nën breshërinë e plumbave me kriminelë ndër më të rrezikshmit! Kjo është vijë e kuqe dhe dëmtim i kartës morale të opozitës!
Kam vazhduar dhe do të vazhdoj në rrugën e duhur: takimet me demokratët, ballë për ballë, me lirinë time dhe të vërtetën, pa ndalim. Demokratët dhe populli opozitar meritojnë rotacion.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)