Hapet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti mesazh BE-së për largimin e KFOR nga ura kryesore e Mitrovicës
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti përuroi sot urën e re për këmbësorë mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Ai deklaroi se në çdo takim me ndërkombëtarët përsërit qëndrimin e tij që ura kryesore mbi Ibër duhet të jetë përherë e hapur.
Ura e re mbi lumin Ibër, që lidh Mitrovicën e Jugut me shumicë shqiptare dhe Mitrovicën e Veriut me shumicë serbe, 52 ditë nga nisja e punimeve është hapur zyrtarisht për qarkullimin e këmbësorëve. Përurimi u bë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ushtruesi i detyrës së ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, si dhe kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci.
Gjatë ceremonisë, kryeministri Kurti theksoi se qëndrimi i qeverisë së Kosovës mbetet i pandryshuar lidhur me urën kryesore mbi lumin Ibër, duke theksuar se ajo duhet të jetë e hapur në mënyrë të përhershme.
Foto: Facebook/Albin Kurti
“Në çdo takim me ndërkombëtarët e përsërisim qëndrimin tonë që ura mbi Ibër duhet të jetë përherë e hapur. Kemi gjithsej 77 ura mbi lumin Ibër; shumica janë në Kosovë, disa në Mal të Zi dhe Serbi, por e vetmja urë që ka persona të uniformuar mbi të gjatë gjithë kohës është ura kryesore mbi Ibër”, tha Kurti.
Ai shtoi se nuk sheh nevojë për praninë e vazhdueshme të pjesëtarëve të KFOR-it në urë, duke theksuar se çështjet e tilla duhet të zgjidhen përmes dialogut.
“Besoj që nuk ka nevojë që aty të jenë pjesëtarët e KFOR-it. Këtë çështje e zgjidhim me bashkëbisedim të hapur dhe dialog të sinqertë. Besoj se do të vijë edhe dita kur edhe ajo urë do të jetë e hapur. Urat nuk kanë përkatësi etnike. Urat mbi Ibër janë ura të Mitrovicës dhe të mitrovicasve, pa dallim”, u shpreh Kurti.
Foto: Facebook/Albin Kurti
Duke folur për rëndësinë e hapjes së urës së re për këmbësorë, Kurti theksoi se kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e mobilitetit dhe qarkullimit në qytet.
“Me këtë urë rritet qarkullimi dhe mobiliteti në Mitrovicë, një qytet kaq i rëndësishëm për republikën tonë. Falënderoj operatorin ekonomik, ushtruesin e detyrës së ministrit, Hysen Durmishin, kryetarin e ri Faton Pecin dhe të gjithë qytetarët e Mitrovicës që kanë kontribuar për të ardhur në këtë ditë të bukur”, tha ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komisionerja Europiane për Zgjerimin ka vlerësuar progresin e Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimi Europian, gjatë zhvillimit të Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE.
Në zonë u vu re një prani e shtuar e forcave të policisë, të cilat u pozicionuan rreth Parlamentit për të kontrolluar situatën teksa përreth institucionit ishin vendosur barrikada metalike.
Nëse Trump vendos përfundimisht të rifillojë operacionet ushtarake kundër Iranit, shumica e objektivave të mbetura do të jenë shumë më të vështira për t'u gjetur ose goditur, sipas burimeve të cituara nga NBC.
Për shkeljet e konstatuara, kompania është gjobitur me 4 milionë lekë dhe është urdhëruar pezullimi i aktivitetit deri në trajtimin e plotë dhe të ligjshëm të mbetjeve.
Sipas modelit të ri, të huajt që transferojnë rezidencën fiskale në Turqi nuk do të paguajnë taksa për dividendët, fitimet financiare apo të ardhurat nga investimet e realizuara jashtë vendit. Për më tepër, këto të ardhura nuk do të deklarohen fare pranë autoriteteve turke.
Pas goditjes së organizatës kriminale shqiptare nga SPAK dhe Prokuroria e Barit, ku u zbulua dhe vrasja e parukerit italian, ka reaguar edhe nëna e të ndjerit Francesco Diviesti.
Një vrasje me thikë është regjistruar në qytetin e Mitrovicës në Kosovë. Sipas burimeve zyrtare janë regjistruar një viktimë dhe një i plagosur, vëllezër me njëri tjetrin.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës Kosovën, ku një person ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Ulqin, ku një grua shqiptare është gjetur e pajetë brenda një banese të përfshirë nga flakët. Autoritetet malazeze dyshojnë se bëhet fjalë për një vrasje të ndjekur nga zjarrvënie e qëllimshme për të fshehur gjurmët e krimit.
Memorandumi synon krijimin e një kornize bashkëpunimi në disa fusha kyçe, përfshirë forcimin e sigurisë energjetike, ndërlidhjet rajonale, integrimin e energjisë së rinovueshme.
Me një gjatësi totale prej 182.1 kilometrash dhe një investim prej rreth 1.4 miliardë eurosh, E65 është ndërtuar nga kompania TERNA si një aks krejtësisht i ri, që lidh Anthilin në Lamia me Kipourion në Grevena. Rruga përshkon rajone kyçe të Greqisë si Fthiotida, Thesalia dhe Maqedonia Perëndimore.
Komente (0)