Gazment Bardhi ka shprehur qëndrimin e opozitës kundër propozimit të mazhorancës dhe avokatit të Belinda Ballukut për ta shtyrë çështjen e imunitetit të saj për në janar, me pretendimin se dosja është voluminoze dhe duhen disa javë kohë për ta shqyrtuar atë.
Teksa solli në vëmendje rastin e ish-zv.kryeministrit Ahmetaj, Bardhi deklaroi me ironi para gazetarëve pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve, se nëse kjo çështje shtyhet disa javë atëherë Balluku ka ngrënë bakllavanë dhe dëshmitarët e dosjes.
“E përsëris nuk mund të ketë më shumë të drejta se asnjë deputet tjetër. Kanë marrë 48 deri në 72 orë në 5 vitet e fundit. Duhet të ruajmë një standard. E pandehura mund të thotë se edhe të ha bakllavanë dhe gjelin e detit dhe intimiduar dëshmitarët dhe intimiduar.
Prokuroria tha se 3 ditë janë të mjaftueshme, maksimumi 5 ditë. Kërkuan që të përmbyllej i gjithë procesi. Ne bëmë thirrje të mblidhet kuvendi në një sesion të jashtëzakonshëm. Nuk e kanë me ngut, thonë që këshilli të mblidhet me 20, pastaj edhe dy javë të tjera.
Kur ka marrë dy javë kohë këshilli për të shkruar raportin. Këta e thanë qartazi se do të merrnin dy javë kohë. Me afatet që duan të ecin, i bie që kjo çështje të shqyrtohet deri në shkurt. Deri atëherë, Belinda ka ngrënë bakllavanë, gjelin e detit edhe provat. Kjo që ka bërë Rama sot në këshillin e mandateve është e paprecedentë.”, theksoi Bardhi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)