Sulmi rus pranë kufijve të BE dhe NATO-s, Spiropali: Kërcënim i sigurisë europiane

Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka reaguar për sulmin e Rusisë pranë kufirit me Poloninë. Ajo bën thirrje për masa të forta ndërkombëtare dhe presion më të madh ndaj Moskës

09.01.2026. 11:38

Sulmi rus pranë kufijve të BE dhe NATO-s, Spiropali: Kërcënim i sigurisë europiane

Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka reaguar për sulmin e Rusisë pranë kufirit me Poloninë. 

Ajo bën thirrje për masa të forta ndërkombëtare dhe presion më të madh ndaj Moskës

Spiropali shkruan se "Shqipëria dënon fuqishëm përdorimin nga Rusia të një rakete balistike me rreze të mesme kundër rajonit të Lvivit në Ukrainë."

"Një sulm kaq pranë kufijve të BE dhe NATO-s përbën përshkallëzim serioz dhe kërcënon sigurinë evropiane dhe transatlantike. Narrativat e trilluara të Rusisë zbulojnë natyrën agresive të veprimeve të saj", deklaroi Ministrja e Jashtme.

"Bëjmë thirrje për masa të forta ndërkombëtare dhe presion më të madh ndaj Moskës. Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetje të Ukrainës", shtoi Spiropali.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)