“Do jetë më e fuqishmja”, Berisha zyrtarizon protestën kombëtare të radhës më 10 shkurt

Kreu i demokratëve e ka cilësuar këtë si një “mobilizim kundër padrejtësive, korrupsionit dhe varfërimit të qytetarëve”.

30.01.2026. 14:44

“Do jetë më e fuqishmja”, Berisha zyrtarizon protestën kombëtare të radhës më 10 shkurt

Pas protestës së fundjavës së kaluar, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi protestën e dytë kombëtare në fillim të vitit 2026. Kreu i opozitës konfirmoi se do të kthehen përpara Kryeministrisë në datën 10 shkurt, duke nisur prej orës 17:00.

“Ftoj të gjithë shqiptarët, të rinjtë, burrat, gratë dhe të moshuarit, që të bashkohemi më 10 shkurt në orën 17:00 në Tiranë. Do të jetë protesta më e fuqishme” deklaroi Berisha. Sipas tij, ndryshimi politik në vend mund të vijë vetëm nëpërmjet reagimit qytetar.

Kreu i demokratëve e ka cilësuar këtë si një “mobilizim kundër padrejtësive, korrupsionit dhe varfërimit të qytetarëve”. Qëllimi mbetet po i njëjti: ushtrimi i presioni nëpërmjet protestave, për ti hapur rrugën krijimit të një qeverie teknike. Theksi i Berishës mbetet gjithashtu te zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)