E enjtja e tensioneve parlamentare, votimi për Ballukun dhe protesta e opozitës

Teksa seanca plenare pritet të nisë në orën 10.00 edhe opozita ka paralajmëruar protestë brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit. Sot pritet të votohet për autorizimin e kërkuar nga SPAK për ish zv. kryeministren Belinda Balluku.

12.03.2026. 07:32

Sakaq, policia një ditë më parë bëri të ditur dhe masat e ndërmarra për këtë protestë, duke bërë të ditur dhe rrugët që do të bllokohen. 

"Në zbatim të këtyre masave, ditën e nesërme do të kufizohet lëvizja, nga ora 06:00 deri në përfundim të tubimit, në rrugën “George W. Bush”. Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për devijimin e qarkullimit të automjeteve në rrugë alternative", tha policia e Tiranës.

Masat e përfocuara të sigurisë kanë nisur që mbrëmjen e djeshme ku godina e Kuvendit u rrethua me kordon metalik si masë paraprake për protestën e demokratëve. 

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)