Çfarë nuk u pa nga takimi në Athinë? Rama batuta me Micotaqis për atletet e bardha
Rama me humorin që e karakterizon i tha Micotaqis se nuk e kishte menduar një pritje kaq “zyrtare” në Pallatin Maximos, teksa u pa i veshur me atlete të bardha.
Kryeministri Edi Rama u prit paraditen e sotme në pallatin qeveritar Maximos, nga kryeministri grek Qiriakos Micotaqis, ku të dy liderët konfirmuan se Tirana dhe Athina duan të hapin një faqe të re në bashkëpunimin bilateral.
Ajo çka ra në sy ishte veshja jo formale e shefit të qeverisë shqiptare, i cili u kujdes të kërkonte falje për këtë gjatë bisedës që pati me homologun e tij grek.
Rama me humorin që e karakterizon i tha Micotaqis se nuk e kishte menduar një pritje kaq “zyrtare” në Pallatin Maximos, teksa u pa i veshur me atlete të bardha.
Ai shtoi gjithashtu se shpreson që media greke të mos e perceptojë veshjen e tij të përditshme si një “kunjë” të mundshme, referuar përplasjeve të mëhershme që Rama ka patur me to, por si “mungesë informacioni rreth protokollit”.
Foto: Zyra e Kryeministrit, Greqi
“Është një nder për mua të jem këtu, dhe kërkoj ndjesë që nuk u vesha aq zyrtar sa ju, sepse nuk e prisja një pritje të tillë. Kështu që shpresoj që media greke të mos e perceptojë ndryshe, përveçse si mungesë informacioni të mirë nga protokolli im”, tha Rama.
Nga ana e tij, Micotaqis u përgjigj po me batutë duke vlerësuar stilin ndryshe të Ramës.
Kreu i qeverisë shqiptare thekson se aktualisht fokusi kryesor është zgjidhja e çështjeve të mbartura ndër vite dhe ndërtimi i një kuadri të ri bashkëpunimi mes dy shteteve.
“Ne e pranojmë që ju jeni gjithmonë shumë inovativ në mënyrën se si visheni dhe kjo na pëlqen”, tha ai duke buzëqeshur.
Po ashtu Micotaqis vlerësoi raportin me Tiranën zyrtare, teksa nënvizoi se bisedime të tjera do të zhvillohen në kuadër të Forumit Ekonomik të Delfit.
“Është gjithmonë mirë të vlerësojmë progresin e rëndësishëm që është arritur në marrëdhëniet tona dypalëshe dhe mbështetjen tonë të vazhdueshme për rrugën e vështirë që po ndiqni në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Por unë besoj se kemi gjithashtu një mundësi të rëndësishme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura në lidhje me marrëdhëniet tona dypalëshe që forcojnë një miqësi të vërtetë”, theksoi Kryeministri grek.
Foto: Zyra e Kryeministrit, Greqi
Nga ana e tij, Rama vuri në dukje se çështjet e pazgjidhura që krijojnë herë pas here tensione mes dy vendeve duhet të marrin fund.
“Jemi shumë të gatshëm të vazhdojmë dhe të përfundojmë atë që kemi rënë dakord së bashku. Si në nivelin e bashkëpunimit strategjik ashtu edhe në të gjitha çështjet që janë ngritur dhe nuk ka çështje të tjera të pazgjidhura midis nesh”, tha Rama duke nënvizuar rëndësinë e pranimit të Shqipërisë në BE, në kuadër të përmirësimit të rajonit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeinspektorati i Përgjithshëm do të kryejë kontrolle blic për sa i përket sigurisë ushqimore. Ka qenë vetë kreu i institucionit Dashnor Sula i cili i ka kërkuar qytetarëve që të denonconjnë.
Një aksident i rëndë është regjistruar në juglindje të Bullgarisë, ku një autobus me shtetas ukrainas është përmbysur, duke shkaktuar dy viktima dhe disa të plagosur.
Pasdaranët pretendojnë se janë të përgatitur të përdorin strategji të reja ushtarake dhe të krijojnë befasi për kundërshtarët, duke lënë të kuptohet se infrastruktura energjetike e vendeve fqinje mund të jenë objektivat e radhës.
Media greke Protothema duke cituar burime nga Ministria e Jashtme raporton se Athina distancohet qartë nga deklaratat e Ramës rreth konsultimeve të supozuara të avancuara mbi kufirin detar me Greqinë, duke mohuar narrativën rreth një marrëveshjeje mbi një kërkesë të përbashkët drejtuar Hagës.
Akuzohen se kanë “operuar pa autorizim”, kanë “shkelur në mënyrë të përsëritur rregulloret”, kanë “manipuluar sistemet e ndihmës së navigimit” dhe kanë “tentuar të largohen në mënyrë të fshehtë”.
Gjatë dëshmisë, Ndoja rrëfeu me detaje momentet e sulmit, duke theksuar se gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe pa asnjë shenjë paraprake. “Kur kemi kaluar zonën pranë hyrjes së autostradës, kanë nisur krismat. Në fillim nuk e kuptova që ishin të shtëna me armë zjarri. Nuk ishin breshëri, por të ndara."
Sipas ministres, në momentin kur shfrytëzohet rreth 75% e këtij vëllimi, koncesionari njofton strukturat drejtuese të institucioneve shëndetësore si pjesë e mekanizmit të monitorimit dhe menaxhimit të shërbimit.
Një operacion ndërkombëtar kundër mashtrimeve kompjuterike ka çuar në goditjen e një rrjeti të dyshuar kriminal në Tiranë, i cili akuzohet se ka mashtruar qytetarë francezë përmes investimeve të rreme në kriptomonedha.
Një konflikt mes disa të rinjve ka përshkallëzuar në përdorim arme zjarri në Tiranë. Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Rinia”, ku për motive të dobëta disa shtetas janë përfshirë fillimisht në një përplasje fizike.
Komente (0)