Përdorën vetëm spraj djegës, grabiten 2,7 mln dollarë në qendër të Tokios
Neutralizuan pesë viktimat pa përdorur asnjë armë, paratë do të transportoheshin me makinë drejt Hong Kongut.
11:44 7 h më parë30.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ministrja e Arsimit, Kumbaro premtoi fuqizimin e rrjetit të shkollave dygjuhëshe në Korçë, Durrës, Shkodër, Elbasan dhe Tiranë: Liceu francez, një model i ekselencës publike me orientim shkencor.
Ministria e Arsimit e Shqipërisë dhe qeveria franceze kanë nënshkruar një marrëveshje të re bashkëpunimi që synon forcimin e seksioneve dygjuhëshe shqip–frëngjisht në shkollat në Shqipëri. Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, gjatë një takimi me mësuesit e frëngjishtes në arsimin parauniversitar, e shoqëruar nga ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, u shpreh se rrjeti i shkollave dygjuhëshe në Korçë, Durrës, Shkodër, Elbasan dhe Tiranë duhet të fuqizohet falë punës së një armate të jashtëzakonshme të mësuesve të frëngjishtes, ndërsa theksoi se mësimi i gjuhës franceze sot është një avantazh për të ardhmen.
“Të gjitha takimet që janë bërë me mësusesit e frëngjishtes, jo vetëm të skesionit dygjuhësh në Korçë, Durrës, Shkodër, Elbasan dhe Tiranë, por me të gjithë armatën e jashtëzakonshme të mësuesve që çdo ditë kontribuojnë të pazëshëm në përgatitjen e nxënësve.”
Ministrja tha se mësimi i frëngjishtes do t’u japë mundësi shumë të rinjve, duke i parapërgatitur ata të studiojnë në liceun franko-shqiptar, me orientim shkencor, i cili pritet të hapë dyert në shtator të vitit 2027.
“Sot mësimin e frëngjishtes kemi arritur ta shtrimë përtej shkollave, për ata fëmijë dhe familje që e kanë kuptuar avantazhin e të mësuarit të frëngjishtes për ta kthyer në një gjuhë shkolle e pune, ndër të tjera t'i përgatisim edhe për liceun franko-shqiptar, sipas synimit që kemi për ta hapur në shtator të vitit 2027. Liceu franko-shqiptar do të jetë një gjimnaz publik, me fjetoren, mensën, klasa moderne, laboratore, sepse do të jetë një lice me orientim shkencor, ku lëndët do të mësohen në frëngjisht me pedagogë francezë dhe në shqip me pedagogë shqiptarë, sidomos për disa lëndë me karakter kombëtar që kanë të bëjnë me formimin themelor të të rinjve”, tha ministrja Kumbaro.
Ambasadorja Catherine Suard nga ana tjetër u shpreh se liceu franko-shqiptar do të sjellë të rinj frankofonë të cilët do të jenë ura lidhëse mes dy vendeve: "Është një privilegj që udhëheqësit e dy vendeve, presidenti Emmanuel Macron dhe kryeministri Edi Rama kanë dëshiruar duke u mbështetur tek historia, por duke dhënë një mesazh drejt së ardhmes, se është e rëndësishme që edhe në Shqipëri të kemi një lice franko-shqiptar i cili kontribuon në evropianizimin e arsimit, që na sjell të rinj frankofonë të cilët do të jenë ura lidhëse mes dy vendeve tona."
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro dhe Ambasadorja e Francës Catherine Suard, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit mbi shkollat dygjuhëshe në 5 qytete, siç janë “Raqi Qirinxhi”, “Gjergj Kastrioti”, “Luigj Gurakuqi”, “Oso Kuka” dhe “Asim Vokshi”. Në këto shkolla kurrikula zhvillohet deri në 50% në gjuhën frënge, duke u dhënë nxënësve edhe certifikimin ndërkombëtar të frëngjishtes përmes provimit DELF, sikundër mbështeten edhe 20 shkolla 9-vjeçare për këtë sistem dygjuhësh.
Policia e Fierit ka vënë në pranga një 41 vjeçare e cila akuzohet se ushtronte prostitucion në zona të ndryshme të qytetit.
17:47 1 h më parë30.01.2026.
Autori
Arrestohet një 29 vjeçar në Tiranë pasi akuzohet se shiste mallra me logo të falsifikuara të firmave të njohura ndërkombëtare.
17:28 1 h më parë30.01.2026.
Autori
Është arrestuar në Greqi shtetasi Kostandin Nishku, i cili 29 vite më parë vrau për hakmarrje një të mitur në Gramsh.
17:11 1 h më parë30.01.2026.
Autori
Policia e Shtetit paralajmëron qytetarëve që të mos bien pre e disa mashtrimeve online që janë shfaqur së fundmi për dhënie kredie.
16:54 2 h më parë30.01.2026.
Autori
Ish-presidenti Ilir Meta e cilësoi sërish si drejtësi me regji vendimin e Apelit të GJKKO për të lënë të pandryshuar masën e tij të sigurisë.
16:36 2 h më parë30.01.2026.
Autori
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur që të mos marrë në shqyrtim relacionin e Këshillit të Karrierës mbi verifikimin e mandatit të gjyqtares Irena Gjoka.
16:21 2 h më parë30.01.2026.
Autori
Kreu i demokratëve e ka cilësuar këtë si një “mobilizim kundër padrejtësive, korrupsionit dhe varfërimit të qytetarëve”.
14:44 4 h më parë30.01.2026.
Autori
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratës së raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, duke theksuar se Shqipëria nuk ka nevojë as për “demokraci me molotovë”, por as për një “stabilokraci”.
14:28 4 h më parë30.01.2026.
Autori
Ministrja Mirela Kumbaro zhvilloi një takim me stafin drejtues dhe ekipin e ekspertëve dhe specialistëve të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë të Arsimit Parauniversitar.
14:17 4 h më parë30.01.2026.
Autori
Komente (0)