Përdorën vetëm spraj djegës, grabiten 2,7 mln dollarë në qendër të Tokios
Neutralizuan pesë viktimat pa përdorur asnjë armë, paratë do të transportoheshin me makinë drejt Hong Kongut.
11:44 4 h më parë30.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ministrja Mirela Kumbaro zhvilloi një takim me stafin drejtues dhe ekipin e ekspertëve dhe specialistëve të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë të Arsimit Parauniversitar.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro zhvilloi një takim me stafin drejtues dhe gjithë ekipin e ekspertëve dhe specialistëve të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë të Arsimit Parauniversitar. Fokusi ishte te tekstet mësimore, përditësimi i tyre dhe kurrikulat e reja, si dhe trajnimet për formimin profesional të mësuesve.
“Stafi i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar ka në dorë, në mendje dhe në zemër një punë shumë të rëndësishme që ka të bëjë me cilësinë e shkollës: përgatitjen e të gjithë kurrikulave, e të gjitha lëndëve, formimin e fëmijëve tanë, por edhe formimin e mësuesve të fëmijëve tanë. Ne jemi në një vit shumë të rëndësishëm, ku pas një periudhe dhjetëvjeçare ka ardhur koha për të përditësuar kurrikulat në arsimin parauniversitar”, tha ajo.
Kumbaro shtoi: “Janë 140 tekste që do të përditësohen, është një punë që nuk ka orar, që bëhet nga ekspertët më të mirë të lëndëve dhe të kurrikulave, që qëndrojnë para cilësisë së arsimit. 44 prej tyre janë në gjuhë të huaj. Gjithashtu do të kemi tekste të reja për klasën e parë, të gjashtë e të dhjetë të lëndës së qytetarisë e gjuhës shqipe dhe do të vazhdojmë edhe me lëndën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, që nga klasa e parë deri në maturë. Janë rreth 120 kolegë, specialistë nga ministria, nga agjencia, nga universitetet që janë partnerët tanë më të rëndësishëm. Gjithashtu, kjo agjenci është përgjegjëse edhe për kualifikimin e mësuesve. Programi i zhvillimit profesional është një program i jashtëzakonshëm që ne e bëjmë në bashkëpunim me universitetet publike për të formuar, trajnuar, përditësuar dijet e mësuesve”.
Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar lidhur me përditësimin e teksteve dhe kurrikulave të reja, ka si objektiv të jenë të përafruara me standardet e Bashkimit Europian, të zgjerojnë kompetencat e nxënësve, t’i aftësojnë në përdorimin e teknologjisë në shërbim të dijeve si dhe të reflektojnë elemente të identitetit kulturor kombëtar. Ministrja Mirela Kumbaro po zhvillon një cikël takimesh pune me të gjitha agjencitë e Ministrisë së Arsimit, me fokus prioritetet për vitin 2026 si në arsimin e lartë, ashtu edhe në atë parauniversitar.
Kreu i demokratëve e ka cilësuar këtë si një “mobilizim kundër padrejtësive, korrupsionit dhe varfërimit të qytetarëve”.
14:44 1 h më parë30.01.2026.
Autori
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratës së raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, duke theksuar se Shqipëria nuk ka nevojë as për “demokraci me molotovë”, por as për një “stabilokraci”.
14:28 1 h më parë30.01.2026.
Autori
Amnistia penale pritet të marrë dritën jeshile nga qeveria për t’u depozituar në Kuvend. Ministria e Drejtësisë ka përgatitur projektligjin për amnistinë penale, i cili parashikon lirimin e menjëhershëm të 338 të burgosurve.
13:09 2 h më parë30.01.2026.
Autori
Një konflikt brenda familjes ka përfunduar me një ngjarje të rëndë në Bulqizë, ku një 58-vjeçar është vënë në pranga pasi plagosi me thikë djalin e tij 29-vjeçar.
12:00 3 h më parë30.01.2026.
Autori
Me premtimin për më shumë fonde nga Bashkimi Evropian dhe një buxhet shtetëror që mund të arrijë deri në 1 miliard euro, kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me fermerët në Divjakë në kuadër të prezantimit të Skemës Kombëtare 2026.
11:09 4 h më parë30.01.2026.
Autori
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur të enjten në provincën e Cuneos, në veri të Italisë, duke lënë pas dy viktima dhe tre persona të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën që lidh qytetin Savigliano me Vottignasco, në zonën Gorra.
10:44 5 h më parë30.01.2026.
Autori
Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, ka komentuar nga Tirana zhvillimet e fundit lidhur me çështjen “Balluku”, duke theksuar se drejtësia duhet të veprojë pa ndërhyrje politike dhe se lufta kundër korrupsionit duhet të fuqizohet.
10:06 5 h më parë30.01.2026.
Autori
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mirëpritur miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Mediat Audiovizive, veçanërisht futjen e nenit 33/1, i cili synon rritjen e transparencës mbi pronësinë e mediave.
09:48 6 h më parë30.01.2026.
Autori
Në Alpe dhe në relievet e larta malore në verilindje dhe juglindje parashikohen reshje bore me intensitet të ulët.
08:18 7 h më parë30.01.2026.
Autori
Komente (0)