AKU tërheq nga tregu qumështin formulë për bebe, rrezik për shëndetin e foshnjave

Siguria e qumështit formulë për bebe është vënë në alarm edhe në Shqipëri, pasi AKU ka njoftuar se pas Nestlé edhe Aptamil rezulton i kontaminuar me toksinën e rrezikshme cereulide.

31.01.2026. 16:12

AKU tërheq nga tregu qumështin formulë për bebe, rrezik për shëndetin e foshnjave

Siguria e qumështit artificial që përdoret për ushqimin e foshnjave është vënë në pikëpyetje edhe në Shqipëri.

Pas njoftimit për një sasi qumështi për bebe të kompanisë Nestlé, e cila rezultoi e kontaminuar me toksinën cereulide, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë të ditur se edhe qumështi formulë i markës Aptamil përmban të njëjtën toksinë, e konsideruar e rrezikshme për shëndetin e bebeve.

Për të garantuar tërheqjen e menjëhershme të produktit nga tregu, AKU ka nxjerrë në terren të gjithë inspektorët, duke kryer kontrolle në pikat e shitjes në të gjithë vendin.

Autoriteti u bën thirrje prindërve që nëse e kanë blerë këtë produkt, ta kthejnë menjëherë dhe të mos e përdorin, deri në sqarimin e plotë të situatës.

Ndërkohë, alarmi për sigurinë e qumështit formulë për bebe është shtrirë në të gjithë Europën. Disa kompani prodhuese kanë nisur tërheqjen e produkteve nga tregjet europiane, për të shmangur çdo rrezik për shëndetin e foshnjave nga përdorimi i tyre.

Institucionet e sigurisë ushqimore në vendet e BE-së po monitorojnë nga afër situatën dhe pritet të merren masa shtesë në nivel kontinental.

Autoritetet u rekomandojnë qytetarëve të informohen vetëm nga burime zyrtare dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë pranë strukturave përkatëse.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)