Muçi i kujton Beshiktashit diamantin që ka humbur, supergol në derbin e Turqisë
Ernest Muçi vijon momentin e artë me fanellën e Trabzonsporit, duke realizuar një tjetër gol spektakolar në Superligën turke, në ndeshjen ndaj Beshiktash, skuadrës që zotëron kartonin e tij.
Gjashtë gola në katër ndeshje dhe Ernest Muçi është padyshim lojtari i momentit në Superligën e Turqisë. Finalizimi i gjashtë është edhe më i veçanti për sulmuesin shqiptar, pasi e shënon kundër ekipit që ka në pronësi kartonin e tij.
Si për t’iu kujtuar çfarë lojtari kanë humbur, Muçi e ndëshkoi Beshiktashin në minutën e ’25 të sfidës që po luhet në Trabzon, ku bardhezinjtë aktualisht kryesojnë me rezultatin 1-3.
Për ekipin mik nga Stambolli, golat janë shënuar nga Abraham dhe Cerny me dy finalizime, një prej tyre i asistuar nga Milot Rashica.
Sakaq kujtojmë se Muçi më parë kishte shënuar dy gola në fitoren spektakolare 3-4 ndaj Bashakshehir, e më pas një gol magjik nga goditja e dënimit në fitoren ndaj Koniaspor, në shtëpi.
Pesë gola në tre ndeshje radhazi e bëjnë Ernest Muçin, legjionarin e momentit mes kuqezinjve. Sulmuesi po shkëlqen në Superligën turke me Trabzonspor dhe mbrëmjen e sotme shënoi dy herë ndaj Goztepe në transfertë.
Pesë gola në tre ndeshjet e fundit të Superligës turke. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, vijon momentin e tij të artë në kampionat duke mposhtur i vetëm Goztepe-n.
Kryeinspektorati i Përgjithshëm do të kryejë kontrolle blic për sa i përket sigurisë ushqimore. Ka qenë vetë kreu i institucionit Dashnor Sula i cili i ka kërkuar qytetarëve që të denonconjnë.
Një aksident i rëndë është regjistruar në juglindje të Bullgarisë, ku një autobus me shtetas ukrainas është përmbysur, duke shkaktuar dy viktima dhe disa të plagosur.
Pasdaranët pretendojnë se janë të përgatitur të përdorin strategji të reja ushtarake dhe të krijojnë befasi për kundërshtarët, duke lënë të kuptohet se infrastruktura energjetike e vendeve fqinje mund të jenë objektivat e radhës.
Media greke Protothema duke cituar burime nga Ministria e Jashtme raporton se Athina distancohet qartë nga deklaratat e Ramës rreth konsultimeve të supozuara të avancuara mbi kufirin detar me Greqinë, duke mohuar narrativën rreth një marrëveshjeje mbi një kërkesë të përbashkët drejtuar Hagës.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja triumfoi 1-0 në ndeshjen e kthimit të luajtur në stadiumin ‘Loro Boriçi’, duke kaluar më tej me rezultatin e përgjithshëm 2-1, pas barazimit 1-1 në takimin e parë. Dinamo do të përballet me Egnatian në finalen e 13 majit.
Ylli portugez i kuqezinjeve publikoi versionin e tij mbi atë që ka ndodhur përmes një mesazhi në llogarinë e tij në Instagram, duke mbrojtur veten. "Dua të sqaroj drejtpërdrejt se nuk kam dijeni për faktet nën hetim. Nuk jam i përfshirë dhe nuk kam kryer asnjë krim”, shkroi Leao.
Departamenti i Garave në FSHF ka zyrtarizuar kalendarin e fazës “Final 4” për kampionatin e vajzave, fazë që do të përcaktojë skuadrën kampione për edicionin 2025/2026.
Drejtuesit dhe stafi teknik po e shqyrtojnë këtë alternativë, ndërsa plani i klubit është i qartë: fillimisht ta blejë Muçin nga Beşiktaş dhe më pas ta shesë në një ligë europiane,
Edhe pse gjyqtarët ia cilësuan provën të rregullt, juria vendosi ta anulojë rezultatin për një lëkundje minimale. Drejtuesit e Federatës së Peshëngritjes nuk reaguan përballë ngjarjes skandaloze.
Në muajin janar ishte praktikisht një emër anonim në futbollin profesionist. Më pas, në merkaton e dimrit erdhi transferimi te Lazio, për shifrën e 1,2 milionë euro.
Një kërkesë e pazakontë ka mbërritur në FIFA, pasi një i dërguar i presidentit amerikan Donald Trump ka propozuar që Italia të marrë vendin e Iranit në Kupën e Botës.
Ekziston mundësia që sulmuesi të ketë pësuar çarje të muskulit pas kofshës, që mund ta lërë jashtë për pjesën e mbetur të sezonit dhe të vërë në dyshim pjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës.
Komente (0)