Kushtet e këqija atmosferike, shtyhet sërish ndeshja Korabi – Burreli

Për shkak të kushteve të pafavorshme dhe pranisë së dendur të mjegullës, ndeshja e Kategorisë së Parë në Peshkopi është caktuar të luhet më 23 dhjetor.

21.12.2025. 13:22

Kushtet e këqija atmosferike, shtyhet sërish ndeshja Korabi – Burreli

Ndeshja e Kategorisë së Parë Korabi – Burreli është shtyrë sërish për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe pranisë së dendur të mjegullës. Për të njëjtat arsye, ky takim u anulua edhe gjatë të shtunës dhe u spostua për tu luajtur 24 orë më pas.

Por, megjithë kohën e vendosur në dispozicion, kushtet atmosferike nuk u përmirësuan. Kjo bëri që Departamenti i Komunikimit në FSHF të njoftonte se ndeshja do të zhvillohet më 23 dhjetor, në orën 13:00, në Peshkopi.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)