Ernest Muçi në super formë, shkëlqen me dy gola në Kupën e Turqisë

Ernest Muçi i ka dërguar një tjetër sinjal teknikut Silvinjo, se ka në Turqi një armë shtesë për ndeshjet play off të muajit mars që vendosin kualifikimin ose jo të Shqipërisë në Kupën e Botës, pasi ka gjetur dy herë golin në sfidën Trabzonspor-Istanbulspor, e vlefshme për Kupën e Turqisë.

14.01.2026. 17:46

Ernest Muçi në super formë, shkëlqen me dy gola në Kupën e Turqisë

Ernest Muçi po kalon momentin më të mirë të karrierës së tij që nga transferimi në Superligën turke. Sulmuesi kuqezi vazhdon të jetë vendimtar me fanellën e Trabzonspor, duke treguar formë të jashtëzakonshme në çdo paraqitje.

Sot, Muçi ishte protagonist absolut në Kupën e Turqisë, ku realizoi dy gola në përballjen ndaj Istanbulspor. Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 41-të dhe 61-të, duke i dhënë epërsi të sigurt skuadrës së tij.

Veçanërisht spektakolar ishte goli i tretë i Trabzonspor, ku Muçi “bombardoi” portën kundërshtare me një goditje të fuqishme nga distanca, duke ngritur në këmbë tifozët.

Me këto realizime, Ernest Muçi konfirmon formën e tij të shkëlqyer dhe rëndësinë që ka marrë në ekip. Ky ishte goli i tij i tetë në 23 ndeshje me fanellën e Trabzonspor, statistika që dëshmojnë rritjen dhe pjekurinë e tij si lojtar.

Me dy golat e shënuar sot, Ernest Muçi i ka dërguar një tjetër sinjal teknikut Silvinjo, se ka në Turqi një armë shtesë për ndeshjet play off të muajit mars që vendosin kualifikimin ose jo të Shqipërisë në Kupën e Botës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)