Risi nga Fenerbahçe, futbollistët dhurojnë 1% të pagës për bamirësi

Projekti i përgjegjësisë sociale nga klubi gjigand turk, edhe blerjet e reja të merkatos së janarit do të përfshihen në iniciativë.

18.01.2026. 15:59

Risi nga Fenerbahçe, futbollistët dhurojnë 1% të pagës për bamirësi

Fenerbahçe ka ndërmarrë një iniciativë të rëndësishme bamirësie, duke nisur një projekt të qëndrueshëm që lidhet me përgjegjësinë sociale. Klubi gjigand turk ka miratuar një plan, që parashikon dhurimin e 1% të pagës bruto të çdo futbollisti të ekipit të parë, për fëmijët të pa favorizuar.

Risia është konfirmuar edhe përmes postimeve në Instagram nga ish-mbrojtësi i Interit, Milan Škriniar. Nëpërmjet këtij vendimi, synohet të ofrohet mbështetje e vazhdueshme financiare për fëmijët në nevojë dhe të kontribuohet në arsimimin e tyre.

Nisma nuk do të jetë e përkohshme. Fenerbahçe ka vendosur që kjo të shndërrohet në një politikë të përhershme të klubit, duke saktësuar se asnjë futbollist nuk do të firmosë kontratë nëse nuk pranon të bëhet pjesë e kësaj iniciative sociale. Ekipi nga Stambolli theksoi se ky projekt synon të ndërtojë një model solidariteti afatgjatë dhe të japë një kontribut real për të ardhmen e brezave të rinj.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)