Të veshur si Borati dhe të dehur në stadium, burgosen 3 tifozë belgë në Kazakistan

Policia në Kazakistan arrestoi belgët gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve, të cilën Club Brugge e fitoi me rezultatin 4-1. Sipas autoriteteve kazake burrat ishin të dehur, hoqën rrobat dhe shkaktuan rrëmujë në ulëset e stadiumit me sjellje të pahijshme.

23.01.2026. 09:34

Të veshur si Borati dhe të dehur në stadium, burgosen 3 tifozë belgë në Kazakistan

Një gjykatë në Kazakistan ka dënuar me  burg tre tifozë belgë, të cilët u paraqitën në stadium për të ndjekur sfidën mes Kairat Almaty dhe Club Brugge të martën në mbrëmje, duke mbajtur veshur vetëm rrobat e banjës të bëra të famshme nga filmi Borat.

Policia në Kazakistan arrestoi belgët gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve, të cilën Club Brugge e fitoi me rezultatin 4-1. Sipas autoriteteve kazake burrat ishin të dehur, hoqën rrobat dhe shkaktuan rrëmujë në ulëset e stadiumit me sjellje të pahijshme.

Ata u dënuan përfundimisht me burg për një afat të shkurtër, pasi akuzoheshin nga prokuroria për prishje të rendit publik.

Një video që qarkullon në platformën ‘X’ i tregon tre burrat e veshur me mankini të gjelbër pavarësisht temperaturave shumë të ulëta në Kazakistanin lindor, ndërsa bërtisnin në holandisht: "Borati është i yni".

Borati, një gazetar nga Kazakistani, është personazhi imagjinar i krijuar nga aktori britanik Sacha Baron Cohen. Ai u shfaq me mankini në filmin e vitit 2006 dhe u kthye në një hit ndërkombëtar.

Filmi fillimisht i zemëroi zyrtarët në Kazakistan, të cilët e ndaluan atë. Megjithatë, vite më vonë, ministri i atëhershëm i Jashtëm i Kazakistanit tha se ishte mirënjohës për rolin e Boratit në tërheqjen e turistëve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)