Anis Mehmeti është zyrtarisht lojtar i ri i Ipswich Town. Pasi kaloi vizitat mjekësore, sulmuesi firmosi kontratën që e lidh me skuadrën e re për 3 vjet e gjysmë. Shifra e transferimit nga Bristol City është afro 3,5 milionë euro.
Ipswich Town konfirmoi në rrjetet sociale afrimin e Mehmetit, duke entuziazmuar tifozët. Pas paraqitjeve të shkëlqyera në këtë sezon të Championship-it anglez, blerja e futbollistit entuziazmoi tifozët e ekipit të ri. Shqiptari konsiderohet si një goditje e rëndësishme në merkato, për të realizuar objektivat e klubit.
Momentalisht Ipswich Town pozicionohet në vendin e tretë në renditje me 50 pikë, vetëm 2 pikë larg Middlesbrough të vendit të dytë, zonë që garanton edhe ngjitjen direkte në Premier League.
Në këtë edicion, Anis Mehmeti ka luajtur 28 ndeshje, duke realizuar 8 gola teksa ka dhënë edhe 6 asiste. Ai ka qenë një prej lojtarëve më të spikatur te Bristol City dhe shitja e sulmuesit të majtë ka shkaktuar reagime të forta kundër klubit, pasi koha për të gjetur një zëvendësues të denjë është mjaft e kufizuar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)