Ernest Muçi, xhevahiri i Trabzonit që po sfidon yjet e futbollit turk

Ernest Muçi ka shkëlqyer edhe në ndeshjen e kësaj të shtune në futbollin turk, aty ku ishte njeriu i ndeshjes në fitoren 0-3 të Trabzonsporit në fushën e vështirë të Samunsporit.

07.02.2026. 20:25

Muçi dhuroi asistin te goli i parë, ndërsa asistoi edhe në një tjetër gol të anuluar për pozicion jashtë loje, ndërsa në fund e vulosi rezultatin me një ekzekutim perfekt të një 11-metërshi, aksioni i të cilit kishte nisur pikërisht nga këmbët e shqiptarit.

Pas këtij takimi, Muçi është ngjitur në kuotën e 9 golave dhe 2 asistëve këtë sezon, duke u kthyer në idhullin e ri të Trabzonit.

Mes yjeve të kampionatit turk, të Galatasarayt e Fenerbahçes, Muçi është ai që po i bën konkurrencë, duke qenë se Trabzonspori nuk po i ndahet dy ekipeve të kreut, ku tashmë gjendet i treti me vetëm një pikë nga vendi i dytë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)