“Të dua Messi...”, në fakt ishte e dashura: Rrëfimi unik për truprojën e “pleshtit”

Pas triumfit të Argjentinës në Kupën e Botës “Katar 2022”, mesfushori Rodrigo De Paul u kthye në shtëpi shumë i dehur dhe nuk ndalonte së festuari.

11.02.2026. 12:01

“Të dua Messi...”, në fakt ishte e dashura: Rrëfimi unik për truprojën e “pleshtit”

Një episod sa unik aq edhe gazmor ka ndodhur pas triumfit të Argjentinës në Botërorin 2022. Këngëtarja e njohur Tini, ka rrëfyer një episod argëtues nga jeta e saj me futbollistin Rodrigo De Paul. Gjatë një interviste të fundit, ajo tregoi se pas triumfit të Argjentinës në Kupën e Botës, mesfushori u kthye në shtëpi shumë i dehur dhe nuk ndalonte së festuari.

“Pas Kupës së Botës, Rodrigo erdhi në shtëpi shumë i dehur. Duhej ta trajtoja si një fëmijë sepse nuk ndalonte së festuari trofeun. Kështu që i thashë ‘të dua’ për ta qetësuar. Pastaj ai m’u përgjigj: ‘Edhe unë të dua, Messi...’. Nuk dija çfarë ti thoja më pas atyre fjalëve”, rrëfeu Tini me humor.

Deklarata e saj ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke shkaktuar ilaritet mes tifozëve, mbi të gjitha duke e njohur lidhjen e fortë të Rodrigo De Paul me Lionel Messin gjatë suksesit historik. Ai njihet edhe si “truproja” jozyrtare e kapitenit të Argjentinës, për shkak të stilit të tij të lojës shumë besnik, mbrojtës dhe agresiv.

Ai shpesh është parë duke e mbrojtur Messin nga kundërshtarët dhe duke ndërhyrë në momentet e tensionuara në fushë. Ky rol vazhdoi edhe kur De Paul iu bashkua Messit te Inter Miami, duke forcuar edhe më shumë imazhin e tij si mbrojtës i kapitenit argjentinas. Në fushë apo edhe jashtë saj, ai ka vepruar si një mbështetje fizike dhe emocionale për numrin 10.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)