Fyeu Vinicius Jr, UEFA jep vendimin për sulmuesin e Benficës

UEFA ka pezulluar sulmuesin e Benficas, Prestianni për incidentin me Vinicius Jr. në ndeshjen e Champions League.

Burimi: Tgcom

23.02.2026. 20:00

Fyeu Vinicius Jr, UEFA jep vendimin për sulmuesin e Benficës

Sulmuesi i Benficës, Gianluca Prestianni, është pezulluar përkohësisht nga UEFA pas akuzave për komente raciste ndaj yllit të Real Madrid, Vinicius Jr.

Incidenti ndodhi gjatë ndeshjes së fundit në Lisbonë, ku gjyqtari Francois Letexier ndërhyri menjëherë pasi Vinicius ngriti shqetësimin. Letexier aktivizoi protokollin anti-racizëm të UEFA-s, duke shkaktuar një ndërprerje prej 10 minutash.

UEFA ka hapur një hetim, ndërkohë që Prestianni mohon akuzat. Si masë paraprake, ai është pezulluar për një ndeshje dhe do të humbasë takimin e kthimit të fazës play-off të Ligës së Kampionëve kundër Real Madrid, në Santiago Bernabeu. Nëse rezulton i fajshëm, sulmuesi mund të përballet me një ndalim prej të paktën 10 ndeshjesh.

Përveç tij, trajneri i Benficës, Jose Mourinho, gjithashtu është i pezulluar për këtë ndeshje pas kartonit të kuq në Lisbonë.

Pas ngjarjes, Vinicius Junior reagoi në rrjetet sociale, duke i quajtur “frikacakë racistë” ata që përdorin fjalë të tilla dhe duke theksuar se racistët fshehin dobësinë e tyre. Nga ana tjetër, Prestianni deklaroi se nuk ka bërë asnjë fyerje raciste dhe se situata është keqkuptuar nga Vinicius.

Ky incident ka ndezur një debat të ri mbi racizmin në futbollin europian dhe protokollet e UEFA-s për parandalimin e tij.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)