“Vendi im ka nevojë për mua”, ish-sulmuesi i Interit lë futbollin për t'iu bashkuar ushtrisë në Iran

Sulmuesi thuhet se e informoi Olympiacos-in për vendimin e tij për t’iu bashkuar ushtrisë iraniane, duke thënë: "Vendi im ka nevojë për mua."

Burimi: Tuttosport

03.03.2026. 14:30

“Vendi im ka nevojë për mua”, ish-sulmuesi i Interit lë futbollin për t'iu bashkuar ushtrisë në Iran

Nuk ka paqe për Mehdi Taremi-n. Që nga vera e kaluar, kur ai u detyrua të humbiste Kupën e Botës për Klube me Interin për shkak se mbeti i bllokuar në Iran, problemet politike dhe sociale të lidhura me vendin e tij e kanë dëmtuar seriozisht karrierën e sulmuesit të njohur.

Dhe në ditët e fundit, situata është përshkallëzuar me shpërthimin e konfliktit midis SHBA-ve, Izraelit dhe vetë Iranit. Një konflikt që tashmë duket dramatik dhe që thuhet se e ka bindur ish-sulmuesin e zikaltërve të informojë klubin e tij aktual, Olympiacos për  vendimin e tij për t'u larguar nga Greqia dhe për t'u kthyer në shtëpi.

“Vendi im ka nevojë për mua”, thuhet se është shprehur Taremi, sipas Tuttosport.

Shkurt dhe qartë futbollisti ka shprehur gatishmërinë e tij për të shkuar në luftë. Ngjashëm me atë që ndodhi me shumë atletë ukrainas, të cilët vendosën të rrëmbenin armët kundër pushtimit rus.

Nuk ka konfirmim zyrtar në këtë kohë, por situata në Iran sigurisht që po shkakton shqetësim të konsiderueshëm, madje edhe midis atletëve të tij më të famshëm.

Madje edhe prania e Iranit dhe e Taremi-t në Kupën e Botës që do të luhet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, është në rrezik serioz.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)