Ernest Muçi është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme në Turqi. Edhe në ndeshjen e kësaj të diele, ai arriti të realizojë sërish duke I dhënë 3 pikë Trabzonsporit në transfertë ndaj Kocaelispor.
Muçi ishte nga më të rrezikshmit për ekipin e tij deri në fund të takimit, atëherë kur lëshoi një silurë në hyrje të zonës për të vulosur rezultatin në 1-2.
Ky ishte goli I 8 në kampionat për shqiptarin në 14 ndeshje, duke e bërë atë një nga futbollistët më të mirë deri tani këtë sezon në futbollin turk.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)