Mirlind Daku përgatitjet për transferimin më të madh në karrierë. Sulmuesi shqiptar pëlqehet nga disa klube të elitës së futbollit gjerman dhe po përgatitet që të luajë në një prej pesë ligave më të forta në botë.
Menaxherët e 28-vjeçarit, ia kanë propozuar emrin e futbollistit disa klubeve të Bundesligës. Sipas mediave europiane, Augsburg, Mainz dhe Hamburg janë mes skuadrave që kanë shprehur interes për blerjen e yllit të Kombëtares kuqezi.
Edhe pse gara ndërmjet ekipeve gjermane po bëhet e fort, përfaqësuesit e futbollistit kanë theksuar se merkato e janarit nuk cilësohet si momenti i duhur për të realizuar transferimin. Sipas menaxherëve të Dakut, nëse transferimi në Bundesligë do të realizohet, opsioni i duhur është gjatë verës, kur skuadrat përgatiten për sezonin e ri.
Mirlind Daku iu bashkua Rubin Kazan në korrik të vitit 2023. Ai ka kontratë me klubin elitar rus deri në qershor 2029, ndërsa vlera në merkato përllogaritet në 10 milionë euro. Në sezonin aktual, sulmuesi ka realizuar një gol, teksa regjistron edhe 5 asiste në 9 ndeshje. Daku numëron edhe 15 paraqitje me Kombëtaren shqiptare, ku është një prej emrave kryesorë të sulmit kuqezi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)