Gol dhe asist, Rey Manaj shkëlqen përkrah Ethemit te Sivasspor
Përpos sulmuesit kuqezi festoi edhe shqiptari i Maqedonisë së Veriut, Valon Ethemi që realizoi dy gola.
14:46 4 min më parë23.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Vajza 29-vjeçare që krijoi faqen “MyBoyfriendIsAI”, nuk i flet më të dashurit virtual. Ka gjetur kënaqësi në bisedat me njerëzit e vërtetë.
Ishte romanca më e pazakontë që mund të imagjinohej. Në verën e vitit 2024, Ayrin u apasionua pas Leo, një robot që krijoi në ChatGPT. Vajza kalonte deri në 56 orë në javë duke biseduar.
Leo e ndihmonte për studimet për shkollën e infermierisë, e motivonte në palestër, e mësonte si të reagonte në bashkëveprimet me njerëzit në botën e vërtetë, e madje e zbaviste në biseda rreth fantazive të saj seksuale. Madje, 29-vjeçarja u skuq në fytyrë kur e pyeti robotin si dukej në pamje dhe ai i dërgoi një fotografi.
E entuziazmuar nga eksperienca që po përjetonte, Ayrin krijoi faqen “MyBoyfriendIsAI”, ku ndante përvojat e saj dhe këshilla për partnerët virtualë. Numri i anëtarëve u rrit në 39 mijë dhe vizitorët online dyfishoheshin. Përdoruesit e tjerë ndanin historitë e tyre, si robotët i ndihmonin të kuroheshin kur ishin sëmurë, teksa disa të tjerëve u kishin premtuar edhe se do të martoheshin.
Por në fillim të vitit 2024, diçka e papritur ndodhi. Pas azhurnimit të ChatGPT-së, Leo u bë tepër i bindur. Ai pajtohej me gjithçka që vajza i shkruante. Gjithmonë i thoshte “po” dhe vetëm e lavdëronte. Ky ndryshim e bëri lidhjen më pak të vlefshme për Ayrin.
Ajo ndjeu që Leo nuk e sfidonte më dhe bisedat u shndërruan më tepër në një detyrë rutinë. “Si mund ti besoj këshillave të tua, kur më thua po për gjithçka”, u shpreh vajza. Aty marrëdhënia virtuale përfundoi: gradualisht ata ndaluan së foluri. Tashmë Ayrin bashkëbisedon me miqtë e vjetër dhe të rinj që njohu online, të cilët janë njerëz të vërtetë.
Një avatar i krijuar nga inteligjenca artificiale, i quajtur “Gaitana” është futur në garën për zgjedhjet parlamentare të vitit 2026, synon një nga vendet e rezervuara për komunitetet indigjene.
16:51 21 h më parë22.02.2026.
Autori
Procesi do të analizojë nëse kompanitë kanë projektuar qëllimisht ndërfaqet dhe algoritmet për të nxitur përdorim kompulsiv te të rinjtë, duke kontribuar në rritjen e rasteve të depresionit, ankthit dhe çrregullimeve ushqimore.
17:08 4 ditë më parë18.02.2026.
Autori
Policia në Meksikë do të përdorë dhe qentë robotë për të garantuar sigurinë gjatë Kupës së Botës në futboll.
08:37 5 ditë më parë18.02.2026.
Autori
Një element shtesë që rrit qëndrueshmërinë është karburanti Repsol Nexa 95, i cili nuk përftohet nga nafta, por nga mbetje bujqësore dhe vajra të përdorur.
23:02 5 ditë më parë17.02.2026.
Autori
Lëvizjet spektakolare nuk kanë për qëllim luftën, por shërbejnë si teste të avancuara të balancës dhe reagimit ndaj ngarkesës.
22:37 5 ditë më parë17.02.2026.
Autori
Prodhuesi italian i makinave ka identifikuar një problem me softuerin në supermakinën e saj të re.
14:54 5 ditë më parë17.02.2026.
Autori
Një i mitur në Britaninë e Madhe iu nënshtrua një operacioni pioner për zgjatjen e kockës së një prej këmbëve të tij, pasi vuante nga një sëmundje e rrallë.
12:56 6 ditë më parë17.02.2026.
Autori
Mund të ndahet në shumë pjesë dhe të bashkohet përsëri, mbijeton edhe kur shtrydhet dhe lëviz pa motorë, duke përdorur vetëm valë zanore.
12:17 9 ditë më parë14.02.2026.
Autori
Mund të ketë trup si modele apo përmasa XXL; të jetë bjonde, brune apo edhe nga çdo etni. Partneret virtuale japin këshilla për pamjen, por edhe për jetën në çift.
16:13 9 ditë më parë13.02.2026.
Autori
Komente (0)