Borë deri 40 cm, akse të bllokuara dhe mungesë energjie në Dibër
Reshjet e borës kanë shkaktuar probleme në Dibër. Raportohen rrugë të bllokuara dhe mungesë energjie në disa zona.
09:31 7 h më parë11.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ngjarja e pazakontë u regjistrua në Holandë, gjykata e shpall të pavlefshme: “Formulimet nuk përmbushin kërkesat e Kodit Civil”.
Një martesë e celebruar më 19 prill 2025 në Zwolle, është shpallur e pavlefshme nga gjykata e Holandës. Arsyeja lidhet me faktin se teksti i përdorura gjatë ceremonisë, për të bërë betimet, ishin shkruar nga inteligjenca artificiale, më specifikisht nga “ChatGPT”.
Sipas gjykatës, nga mënyra si ishin formuluar fjalitë gjatë ceremonisë, nuk përmbushen kërkesat ligjore bazuar në Kodin Civil holandez. Si pasojë, martesa u fshi nga regjistri civil i qytetit. Çifti kishte vendosur që ceremonia civile të drejtohej nga një mik i tyre, me synimin që akti të kishte një ton më tepër personal dhe mos të ishte formal.
Për këtë arsye, celebruesi përdori “ChatGPT” për të hartuar tekstin e ceremonisë, i cili përfshinte fraza emocionale dhe simbolike mbi dashurinë, mbështetjen dhe jetën bashkëshortore. Gjatë ceremonisë, të dy bashkëshortët u përgjigjën me “Po” ndaj pyetjeve që iu drejtuan.
Megjithatë, gjykata konstatoi se këto shprehje nuk përbëjnë deklaratën formale të vullnetit të kërkuar nga ligji. Sipas Kodit Civil të Holandës, një martesë është e vlefshme vetëm nëse të dy palët deklarojnë shprehimisht se e pranojnë njëri-tjetrin si bashkëshortë dhe angazhohen të përmbushin të gjitha detyrimet ligjore që rrjedhin nga statusi martesor.
Në vendimin e dhënë më 5 janar, gjykata theksoi se këto deklarata formale nuk janë bërë gjatë ceremonisë, çka e bën martesën juridikisht të pavlefshme. Për këtë arsye, regjistrimi i aktit u anulua. Gjykata nuk pranoi as kërkesën e çiftit, që të paktën data e martesës të ruhej për vlerën e saj simbolike.
Një ndryshim në mënyrën si e karikojmë dhe rendin e veprimeve, mund ta rrisë shumë lehtë jetëgjatësinë e telefonit tonë celular.
12:32 4 ditë më parë07.01.2026.
Autori
Startup-i i Elon Musk, xAI, mbyll një raund të madh me mbështetjen e investitorëve. Fokusi është në garën globale për inteligjencën artificiale, duke përfshirë fuqinë kompjuterike, kapitalin dhe tensionet e reja rregullatore.
10:00 4 ditë më parë07.01.2026.
Autori
Inteligjenca artificiale po bëhet gjithnjë e më e pranishme në jetën e përditshme, nga rekrutimi dhe personalizimi i rrjeteve sociale, deri te përparimet mjekësore. Tani, ajo po testohet edhe në fushën e planifikimit urban.
22:00 4 ditë më parë06.01.2026.
Autori
Një projekt historik për ndërtimin e një tuneli të madh nënujor që lidh Spanjën me Marokun është konsideruar “teknikisht i realizueshëm”, duke hapur rrugën për një lidhje hekurudhore që do të shkurtojë ndjeshëm udhëtimin midis Europës dhe Afrikës.
22:01 5 ditë më parë05.01.2026.
Autori
Pas çdo mesazhi që shkruajmë në rrjetet e inteligjencës artificiale, ka qendra të të dhënave dhe sisteme ftohjeje që konsumojnë shumë energji dhe që konsumojnë sasi të mëdha uji të freskët, ndaj me një faleminderit të pa thënë mund të kursesh më shumë.
15:55 6 ditë më parë05.01.2026.
Autori
Në vitin 2026 pritet rritje e çmimeve të pajisjeve teknologjike, pasi çmimi i RAM-it është më shumë se dyfishuar që nga fundi i 2025. Arsyeja kryesore është kërkesa e madhe nga inteligjenca artificiale dhe qendrat e të dhënave, që ka krijuar mungesë furnizimi.
16:45 9 ditë më parë02.01.2026.
Autori
Pas më shumë se 80-vjetësh, studiuesit zbulojnë në Spanjë nëndetësen franceze Le Tonnant, e fundosur gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke nxjerr në dritë një mister historik.
12:40 9 ditë më parë02.01.2026.
Autori
Europa po bën një hap të rëndësishëm në zhvillimin e transportit hekurudhor me projektin monumental TBB, tunelin e Breneros, që do të lidhë Alpet e Jugut të Italisë me Tirolin në Austri.
12:17 9 ditë më parë02.01.2026.
Autori
Një nëndetëse suedeze ka zbuluar struktura të pazakonta nën akullin e Antarktidës gjatë një misioni shkencor, por u zhduk në mënyrë misterioze në thellësi.
13:27 12 ditë më parë30.12.2025.
Autori
Komente (0)