Një robot që bën “kung fu”, por e ka të ndaluar të hipë në ring

Lëvizjet spektakolare nuk kanë për qëllim luftën, por shërbejnë si teste të avancuara të balancës dhe reagimit ndaj ngarkesës.

17.02.2026. 22:37

Një robot që bën “kung fu”, por e ka të ndaluar të hipë në ring

Kompania me bazë në Shanghai, AGIBOT ka prezantuar modelin e saj më të ri humanoid. Ai quhet “A3” dhe është kthyer në seansacion pas një video që është bërë virale në rrjetet sociale. Aty shfaqet roboti duke kryer salto, që realizon goditje fluturuese dhe lëvizje komplekse akrobatike, të cilat ngjajnë si skena nga filmat e arteve marciale.

Megjithatë, roboti nuk është ndërtuar për ringun. Sipas kompanisë, lëvizjet spektakolare nuk kanë për qëllim luftën, por shërbejnë si teste të avancuara të balancës dhe reagimit ndaj ngarkesës. Ato demonstrojnë aftësinë e robotit për të ruajtur stabilitetin gjatë uljeve të forta, për të kontrolluar me saktësi forcën në kyçe dhe për t’u përshtatur në kohë reale ndaj ndryshimeve të papritura.

Modeli “A3” është projektuar të shërbejë si guidë muzeu, ku stabiliteti, lëvizja e sigurt dhe ndërveprimi me vizitorët janë thelbësore. Sipas zhvilluesve, nëse një robot mund të përfundojë me sukses një goditje fluturuese dhe të ulet pa humbur ekuilibrin, ai mund të përballojë më lehtë sfidat e mjediseve publike, si dysheme të pabarabarta apo shtytje të papritura në turmë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)