Përdorën vetëm spraj djegës, grabiten 2,7 mln dollarë në qendër të Tokios
Neutralizuan pesë viktimat pa përdorur asnjë armë, paratë do të transportoheshin me makinë drejt Hong Kongut.
11:44 9 h më parë30.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Byroja Federale e Hetimit bën më dije se ka parandaluar një sulm të mundshëm terrorist që do të vihej në zbatim në natën e ndërrimit të viteve. Në pranga janë vënë 4 të dyshuar, pjesë e një grupi pro-palestinez me ideologji ekstremiste.
Autoritetet federale amerikane bëjnë me dije se kanë parandaluar një komplot të dyshuar terrorist i parashikuar për natën e Vitit të Ri në Kaliforninë Jugore, dhe kanë vënë në pranga katër persona të dyshuar si pjesë e një grupi ekstremist antiqeveritar.
Sipas FBI-së, të dyshuarit janë anëtarë të Frontit për Çlirimin e Ishullit Turtle, i njohur si një degë e një grupi pro-palestinez me ideologji ekstremiste.
Të arrestuarit janë identifikuar si Audrey Illeene Carroll, 30 vjeç; Zachary Aaron Page, 32 vjeç; Dante Gaffield, 24 vjeç; dhe Tina Lai, 41 vjeç. Ata përballen me akuza federale që përfshijnë komplot dhe posedim të një pajisjeje shkatërruese të paregjistruar.
Zyrtarët thanë se ditë më parë, grupi udhëtoi drejt një zone shkretëtire në lindje të Los Angeles me kimikate, ku dyshohet se po testonin pajisje shpërthyese të improvizuara. Lëvizjet e tyre u monitoruan nga një aeroplan mbikëqyrës, ndërsa një ekip SWAT i FBI-së, në bashkëpunim me autoritetet lokale, ndërhyri dhe i arrestoi.
Sipas hetuesve, komploti përfshinte vendosjen e bombave në të paktën pesë lokacione, përfshirë dy kompani amerikane të përshkruara si qendra logjistike, në mesnatën e natës së Vitit të Ri në zonën e Los Angeles.
Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, deklaroi se agjencitë federale kishin penguar një “komplot terrorist masiv”, ndërsa Shefi i Policisë së Los Angeles, Jim McDonnell, theksoi se bashkëpunimi ndërinstitucional “parandaloi një tragjedi të mundshme” dhe riafirmoi angazhimin për sigurinë publike. Hetimet për të dyshuar të tjerë të mundshëm vijojnë.
Danimarka prezanton politikat e reja kundër emigracionit që parashikojnë deportimin e të huajve të dënuar me më shumë se një vit burg.
19:58 1 h më parë30.01.2026.
AutoriDepartamenti i Drejtësisë i SHBA-së do të publikojë mbi 3 milionë faqe dokumente dhe qindra mijëra imazhe e video lidhur me çështjen Jeffrey Epstein, duke përfshirë materiale të sekuestruara nga pajisjet e tij dhe dokumente të hetimeve të mëparshme.
19:38 1 h më parë30.01.2026.
Autori
I nxehti ka goditur prej disa ditësh Australinë. Termometri ka shënuar në disa zona 50 gradë Celsius.
19:21 1 h më parë30.01.2026.
Autori
Presidenti Trump njoftoi në Truth nominimin e Kevin Warsh si kryetar të Bordit të Rezervës Federale.
19:00 1 h më parë30.01.2026.
Autori
Antonio Guterres paralajmëroi se OKB-ja rrezikon kolaps financiar për shkak të mospagesës së kontributeve nga shtetet anëtare, veçanërisht pas tërheqjes së financimeve nga SHBA-ja.
18:43 2 h më parë30.01.2026.
Autori
Një i mitur 13 vjeç ka humbur jetën në Brazil pasi u sulmua nga peshkaqeni teksa luante në plazh me shokët.
18:06 2 h më parë30.01.2026.
Autori
Ish-prezantuesi i CNN, Don Lemon, është arrestuar në lidhje me një protestë që ndërpreu një shërbesë fetare në St. Paul, Minesota, raportuan mediat amerikane duke cituar burime zyrtare.
15:30 5 h më parë30.01.2026.
Autori
Aeroporti Domodedovo në Moskë, dikur simbol i suksesit të sipërmarrjes private ruse dhe një nga nyjet kryesore ajrore të vendit, është shitur javën e kaluar me një çmim që analistët e konsiderojnë “shumë poshtë vlerës reale”.
12:37 8 h më parë30.01.2026.
Autori
Presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar një armëpushim të shkurtër ndaj sulmeve mbi qytetet ukrainase, pas një kërkese të drejtpërdrejtë nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
12:01 8 h më parë30.01.2026.
Autori
Komente (0)