Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi së fundmi se po shqyrton seriozisht mundësinë e tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga NATO, duke e cilësuar aleancën si një “tigër prej letre”.
Në një intervistë për mediat britanike, Trump theksoi pakënaqësinë e tij për mungesën e mbështetjes nga aleatët europianë në konfliktin me Irani.
Sipas Trump, tensionet me aleatët janë rritur pasi vendet e NATO-s refuzuan të angazhohen në operacionin për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një pikë kyçe për tregtinë globale të naftës. Ai argumentoi se aleanca nuk reagoi në mënyrë të barabartë ndaj kërkesave të SHBA-së.
“Ne kemi qenë gjithmonë aty për ta, por ata nuk ishin për ne”, tha ai, duke shtuar se NATO funksionon si një marrëdhënie “njëkahëshe”.
Presidenti amerikan kritikoi gjithashtu drejtpërdrejt Mbretëria e Bashkuar dhe kryeministrin Keir Starmer për refuzimin për t’u përfshirë në konflikt, duke vënë në dyshim edhe kapacitetet ushtarake britanike.
Në të njëjtën linjë, Sekretari i Shtetit Marco Rubio deklaroi se pas përfundimit të luftës, SHBA do të duhet të “rishqyrtojë marrëdhënien” me NATO-n, duke kritikuar aleatët për moslejimin e përdorimit të bazave ushtarake amerikane.
Deklaratat e Trump vijnë në një moment tensioni të lartë ndërkombëtar, ndërsa konflikti me Iranin ka ndikuar edhe në rritjen e çmimeve globale të energjisë. Presidenti amerikan paralajmëroi se lufta mund të përfundojë brenda disa javësh dhe theksoi se objektivi kryesor mbetet ndalimi i programit bërthamor iranian.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)