Trump shantazh aleatëve: Nuk do çojmë më armë në Ukrainë, nëse nuk bashkoheni për Hormuzin

Në reagim, Trump kërcënoi të tërhiqet nga mbështetja për programin “Purl”, një iniciativë e financuar nga Europa që siguron blerjen e armëve amerikane për Kievin.

02.04.2026. 10:10

Trump shantazh aleatëve: Nuk do çojmë më armë në Ukrainë, nëse nuk bashkoheni për Hormuzin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump kërcënoi se do të ndalojë furnizimin me armë për Ukrainën, në përpjekje për të ushtruar presion ndaj vendeve europiane që të bashkohen në një “koalicion” për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Sipas burimeve të cituara nga mediat ndërkombëtare, kjo lëvizje vjen pasi vendet e NATO refuzuan fillimisht kërkesën e Uashingtonit për t’u angazhuar ushtarakisht, duke argumentuar se konflikti nuk është i tyre dhe ndërhyrja do të ishte e pamundur në kushtet aktuale.

Në reagim, Trump kërcënoi të tërhiqet nga mbështetja për programin “Purl”, një iniciativë e financuar nga Europa që siguron blerjen e armëve amerikane për Kievin. Ky paralajmërim ka rritur ndjeshëm presionin mbi aleatët europianë.

Situata duket se ka detyruar një reagim të shpejtë nga disa prej vendeve kryesore të Europës, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar, të cilat më 19 mars deklaruan gatishmërinë për të kontribuar në përpjekjet për sigurimin e kalimit të lirë në Ngushticën e Hormuzit.

Në prapaskenë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka luajtur një rol kyç në koordinimin e qëndrimeve, duke zhvilluar disa biseda me Trump dhe Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Rutte pritet të udhëtojë në Uashington në ditët në vijim, ndërsa tensionet mes SHBA-së dhe aleatëve europianë vijojnë të rriten, duke thelluar ndarjet brenda aleancës transatlantike.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)