“Kërcënoi me jetë presidentin”, urdhër arresti për ish-kreun i FBI

Comey kishte publikuar një foto në Instagram ku disa guaska formonin numrat “86 47”

Burimi: BBC

29.04.2026. 07:36

“Kërcënoi me jetë presidentin”,  urdhër arresti për ish-kreun i FBI

Departamenti i Drejtësisë ka nxjerrë një urdhër arresti ndaj ish-drejtorit të Byrosë Federale të Hetimit, James Comey, i vënë sërish nën akuzë, këtë herë, për “kërcënim ndaj jetës” së presidentit amerikan Donald Trump.

Lajmi u bë publik nga ministri i përkohshëm i Drejtësisë, Todd Blanche, gjatë një konference për shtyp.

Sipas autoriteteve, ndaj Comey janë ngritur dy akuza nga një juri në Karolinën e Veriut, ku më e rënda lidhet me kërcënimin ndaj jetës dhe integritetit fizik të presidentit të SHBA-së.

Çështja lidhet me një postim në rrjetet sociale nga viti i kaluar. Comey kishte publikuar një foto në Instagram ku disa guaska formonin numrat “86 47”, duke e shoqëruar me përshkrimin: “një formacion i çuditshëm guaskash gjatë një shëtitjeje në plazh”.

Sipas kritikëve, numri “86” në zhargon nënkupton eliminimin e diçkaje, ndërsa “47” lidhet me Trump si presidenti i 47-të i SHBA-së. Për këtë arsye, postimi u interpretua nga republikanët si një kërcënim.

Më vonë, Comey e fshiu postimin dhe sqaroi se nuk kishte qenë në dijeni që këto numra mund të interpretoheshin si thirrje për dhunë. Ai theksoi se është kundër çdo forme dhune.

Në një reagim të fundit përmes një videoje, Comey u shpreh i bindur se do të shpallet i pafajshëm. Ai deklaroi se beson ende në pavarësinë e sistemit gjyqësor amerikan dhe shtoi se nuk ka frikë nga procesi gjyqësor.

Kjo është një tjetër çështje e bujshme që përfshin administratën Trump dhe pritet të vazhdojë të diskutohet gjerësisht në politikën dhe drejtësinë amerikane në muajt në vijim.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)