Lufta moderne, SHBA dhe Ukraina drejt marrëveshjes së madhe për dronët

Projekt-memorandumi shihet si një hap strategjik në rritjen e bashkëpunimit teknologjik mes dy vendeve, veçanërisht në një kohë kur dronët po luajnë rol gjithnjë e më të madh në fushën ushtarake moderne.

12.05.2026. 20:19

Lufta moderne, SHBA dhe Ukraina drejt marrëveshjes së madhe për dronët

Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina po përgatiten për një marrëveshje të rëndësishme në fushën e dronëve ushtarakë, ndërsa të dy vendet kanë hartuar tashmë një projekt-memorandum bashkëpunimi. Sipas CBS News, dokumenti mund të hapë rrugën për prodhim të përbashkët dhe për eksportin e teknologjive ushtarake ukrainase drejt Shteteve të Bashkuara.

Marrëveshja shihet si një hap strategjik në rritjen e bashkëpunimit teknologjik mes dy vendeve, veçanërisht në një kohë kur dronët po luajnë rol gjithnjë e më të madh në fushën ushtarake moderne. Për krahasim, Ukraina planifikon të prodhojë rreth 3 milionë dronë në vitin 2026, ndërsa SHBA ka prodhuar rreth 300 mijë dronë gjatë gjithë vitit 2025.

Pas disa viteve betejë kundër Rusisë, ushtria ukrainase u kthye praktikisht në një prej më të përgatiturave në botë në luftën me dronë. Niveli i tyre i përdorimit të dronëve sulmues, por edhe i neutralizimit të dronëve rusë, bëri që të përfshiheshin si njësi ndihmëse në konfliktin në Lindjen e Mesme, si masë anti-dronë ndaj sulmeve të Iranit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)