Përdorën vetëm spraj djegës, grabiten 2,7 mln dollarë në qendër të Tokios
Neutralizuan pesë viktimat pa përdorur asnjë armë, paratë do të transportoheshin me makinë drejt Hong Kongut.
11:44 8 h më parë30.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ka përfunduar në Berlin takimi i dytë mes negociatorëve të Ukrainës dhe SHBA në lidhje me një marrëveshje të mundshme për paqe me Rusinë. Sipas Kievit zyrtar në këto bisedime janë arritur përparime të mëdha.
Është mbyllur raundi i dytë i bisedimeve në Berlin mes Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës, në përpjekje për të shënuar përparime konkrete drejt një armëpushimi dhe një marrëveshjeje të mundshme paqeje me Rusinë.
Takimi u zhvillua në prani të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa delegacioni amerikan u kryesua nga i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump.
Edhe pse nuk janë bërë publike detaje konkrete mbi përmbajtjen e dakordësive, Kievi shprehet optimist.
Shefi për Sigurinë Kombëtare të Ukrainës dhe kryenegociatori Rustem Umerov deklaroi se janë shënuar “përparime të vërteta” dhe se një dakordësi që i afron palët me paqen mund të arrihet brenda kësaj të hëne.
Në qendër të diskutimeve mbeten dy çështje; orientimi strategjik i Ukrainës dhe territori i Donbasit. Presidenti Zelensky ka dhënë sinjale se Ukraina mund të tërhiqet nga synimi për anëtarësim në NATO, duke theksuar se garancitë dypalëshe të sigurisë mund të shërbejnë gjithashtu si mekanizëm parandalues ndaj një agresioni të ri rus.
Ndërkohë, sipas AFP, negociatorët amerikanë kanë kërkuar sërish që Ukraina të heqë dorë nga rajoni i Donbasit, një kërkesë që përkon me qëndrimin e Moskës dhe që është refuzuar nga Kievi. Një zyrtar i lartë ukrainas e cilësoi këtë qëndrim si befasues, duke nënvizuar se SHBA po adoptojnë kërkesa ruse në këtë pikë.
Në mbrëmje, Witkoff dhe Kushner pritet të marrin pjesë në një darkë pune me liderë evropianë, të organizuar nga kancelari gjerman Friedrich Merz, ku do të vijojnë konsultimet për rolin e Evropës në procesin e paqes.
Danimarka prezanton politikat e reja kundër emigracionit që parashikojnë deportimin e të huajve të dënuar me më shumë se një vit burg.
19:58 5 min më parë30.01.2026.
AutoriDepartamenti i Drejtësisë i SHBA-së do të publikojë mbi 3 milionë faqe dokumente dhe qindra mijëra imazhe e video lidhur me çështjen Jeffrey Epstein, duke përfshirë materiale të sekuestruara nga pajisjet e tij dhe dokumente të hetimeve të mëparshme.
19:38 25 min më parë30.01.2026.
Autori
I nxehti ka goditur prej disa ditësh Australinë. Termometri ka shënuar në disa zona 50 gradë Celsius.
19:21 42 min më parë30.01.2026.
Autori
Presidenti Trump njoftoi në Truth nominimin e Kevin Warsh si kryetar të Bordit të Rezervës Federale.
19:00 1 h më parë30.01.2026.
Autori
Antonio Guterres paralajmëroi se OKB-ja rrezikon kolaps financiar për shkak të mospagesës së kontributeve nga shtetet anëtare, veçanërisht pas tërheqjes së financimeve nga SHBA-ja.
18:43 1 h më parë30.01.2026.
Autori
Një i mitur 13 vjeç ka humbur jetën në Brazil pasi u sulmua nga peshkaqeni teksa luante në plazh me shokët.
18:06 1 h më parë30.01.2026.
Autori
Ish-prezantuesi i CNN, Don Lemon, është arrestuar në lidhje me një protestë që ndërpreu një shërbesë fetare në St. Paul, Minesota, raportuan mediat amerikane duke cituar burime zyrtare.
15:30 4 h më parë30.01.2026.
Autori
Aeroporti Domodedovo në Moskë, dikur simbol i suksesit të sipërmarrjes private ruse dhe një nga nyjet kryesore ajrore të vendit, është shitur javën e kaluar me një çmim që analistët e konsiderojnë “shumë poshtë vlerës reale”.
12:37 7 h më parë30.01.2026.
Autori
Presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar një armëpushim të shkurtër ndaj sulmeve mbi qytetet ukrainase, pas një kërkese të drejtpërdrejtë nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
12:01 8 h më parë30.01.2026.
Autori
Komente (0)