Kërcënim për bombë në avionin e “Turkish Airlines”

Protokollet e sigurisë u aktivizuan pasi u raportua një kërcënim për bombë në një fluturim të Turkish Airlines nga Stambolli drejt Barcelonës, bëri të ditur kompania ajrore të enjten.

Burimi: Anadolu Agency

15.01.2026. 14:42

Kërcënim për bombë në avionin e “Turkish Airlines”

Protokollet e sigurisë u aktivizuan pasi u raportua një kërcënim për bombë në një fluturim të Turkish Airlines nga Stambolli drejt Barcelonës, bëri të ditur kompania ajrore të enjten. Avioni u ul në mënyrë të sigurt në aeroportin e Barcelonës, ndërsa autoritetet spanjolle nisën menjëherë kontrollet përkatëse.

Zëvendëspresidenti i komunikimit në Turkish Airlines, Yahya Ustun, njoftoi në rrjetin social X se gjatë afrimit për ulje të fluturimit TK1853, u konstatua se një pasagjer kishte krijuar një pikë aksesi interneti brenda avionit, duke i vendosur emrin rrjetit me përmbajtje kërcënuese për bombë.

“Sipas rregullave të sigurisë së fluturimit, procedurat e nevojshme u iniciuan menjëherë,” deklaroi Ustun, duke shtuar se pas uljes së sigurt të avionit, kontrollet po kryhen nga autoritetet spanjolle në përputhje me rregullat ndërkombëtare të sigurisë ajrore.

Nga ana tjetër, operatori i aeroporteve në Spanjë, Aena, bëri të ditur se Aeroporti Josep Tarradellas Barcelona-El Prat po funksionon normalisht. Pavarësisht aktivizimit të protokolleve të sigurisë për shkak të kërcënimit, forcat e rendit po vlerësojnë situatën dhe operacionet aeroportuale vijojnë pa ndërprerje.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa hetimet për incidentin janë në vijim.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)