“Nuk ndihmoi askënd, vetëm qante”, 18-vjeçarja zgjohet nga koma dhe akuzon pronaren e lokalit

Rrëfimi drithërues i Roze për tragjedinë në Crans-Montana, që i mori jetën 40 të rinjve gjatë natës së Vitit të Ri.

31.01.2026. 10:17

“Nuk ndihmoi askënd, vetëm qante”, 18-vjeçarja zgjohet nga koma dhe akuzon pronaren e lokalit

Roze është një 18-vjeçare fatlume. Vajza nga Zvicra i shpëtoi flakëve në lokalin “Costellation” në Crans-Montana, aty ku gjatë festës për natën e Vitit të Ri humbën jetën 40 të rinj. Ajo doli nga koma javën e kaluar dhe ka dhënë një intervistë për mediat belge.

Roze tregoi vuajtjet fizike dhe psikologjike që po kalon. “Në rastin më të keq, do të duhen dy vite për të përdorur përsëri duart. Për momentin nuk mund të bëj asgjë vetë, as të shkoj në tualet… Kam ëndrra të këqija, ndjej ulërimat dhe flakët”, tha ajo.

18-vjeçarja përshkroi momentet dramatike të natës së katastrofës: “E pashë menjëherë zjarrin dhe paralajmërova njerëzit rreth meje, por nuk e kuptoja sa shpejt po përhapej. Disa të rinj po e filmonin, muzika vazhdonte të luante… Brenda ishte një masakër, jashtë gjithë njerëzit po qanin”.

Një pjesë e fortë e intervistës ka të bëjë me kritikat ndaj Jessica Moretti, bashkëpronares së lokalit ku ndodhi tragjedia. “Nuk ndihmoi askënd. Njerëzit ishin në gjendje të tmerrshme, po ulërinin... Ajo mund ti kishte ndihmuar, por qëndroi aty, qante dhe shikonte lokalin e saj duke u djegur. Është një imazh që nuk do ta harroj kurrë dhe më shqetëson thellë”, rrëfeu Roze.

Sipas vajzës, Jesiça Moretti mund të kishte përdorur fikësen e zjarrit që ndodhej pas banakut për të tentuar të shuante flakët. Pasi theksoi se është shumë e lumtur që i mbijetoi ngjarjes, 18-vjeçarja tregoi se mendon shumë për të gjithë ata që mbetën viktima në këtë fatkeqësi.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by HLN.be (@hln_be)

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)