Westminsteri rrezikon shembjen, restaurimi kërkon 61 vite punë dhe 50 miliardë euro
Westminsteri është në rrezik shembje, por restaurimi do të kushtojë 50 miliardë euro dhe do të duhen 61 vjet punë. Parlamenti britanik, i njohur si Westminster, ose ndërtesa që simbolizon fuqinë e monarkisë rrezikon të shembet dhe restaurimi është pothuajse i pamundur.
Westminsteri është në rrezik shembje, por restaurimi do të kushtojë 50 miliardë euro dhe do të duhen 61 vjet punë. Parlamenti britanik, i njohur si Westminster, ose ndërtesa që simbolizon fuqinë e monarkisë rrezikon të shembet dhe restaurimi është pothuajse i pamundur.
Mediat në Londër raportojnë se Westminster është i kërcënuar nga zjarret dhe dëmtimet strukturore, por restaurimi i tij do të kërkojë përveçse shuma të mëdha parash edhe një afat kohor prej 60 vitesh oër të përfunduar.
Sipas Sky News, propozimet për deputetët janë dy. Ato përfshijnë ose një largim të plotë nga anëtarët e të dy Dhomave të Parlamentit për deri në 24 vjet me një kosto prej më shumë se 15 miliardë paundësh, ose opsionin më të shtrenjtë, atë të punës në faza për më shumë se gjashtë dekada.
Restaurimi i Dhomave të Parlamentit që kryesisht datojnë nga epoka viktoriane dhe po shkatërrohen mund të kushtojë më shumë se 39 miliardë paund dhe të zgjasë midis 38 dhe 61 vjetësh për t'u përfunduar, siç u është thënë parlamentarëve.
Sipas opsionit të dytë të paraqitur nga bordi i klientëve të restaurimit dhe rinovimit, të dy dhomat e Parlamentit do të largoheshin nga Pallati i Westminster për një periudhë kohore midis 19 dhe 24 vjetësh, ndërsa punimet do të zhvillohen me një kosto deri në 15.6 miliardë paund.
Bordi i klientëve, i cili përbëhet nga anëtarë të komisioneve të të dy Dhomave të Parlamentit, paralajmëroi në një deklaratë të enjten se një vendim për fillimin e punës së restaurimit "është i nevojshëm tani".
Foto: Google
Aty thuhet se struktura dhe shërbimet e Westminster "janë përkeqësuar dhe kërkojnë riparim ose zëvendësim të konsiderueshëm". "Jemi përtej pikës ku shtyrja e këtyre punimeve të mëdha është e qëndrueshme", thuhej ndër të tjera aty.
Deputetëve u është kërkuar gjithashtu të bien dakord për punimet fillestare të restaurimit në Parlament që do të zgjasin shtatë vjet, me një kosto deri në 3 miliardë paund. Kjo punë mund të fillojë në vitin 2026 nëse miratohet me një mocion nga të dyja Dhomat.
Bordi do t'u kërkojë atyre të zgjedhin midis dy opsioneve të fundit deri në mesin e vitit 2030.
Riparimi i pjesës së brendshme të Kullës Victoria, ndërtimi i një skele në lumin Tamiz për prurjet nga lumi dhe fillimi i ndërtimit nëntokësor në boshtet e tunelit janë të gjitha pjesë e fazës së parë.
Nëse vendoset të zhvendoset plotësisht, aktiviteti i Dhomës së Komunave do të fillojë të transferohet në të ashtuquajturën Pasuri Veriore, jashtë pallatit, por afër. Sa i përket Lordëve ata do të zhvendosen në qendrën e afërt të konferencave QEII nga viti 2032.
Riparimet dhe mirëmbajtja e Pallatit të Westminster aktualisht kushtojnë 1.5 milion £ në javë, gjë që është "e paqëndrueshme", sipas propozimeve.
Ngrohja në një pjesë të madhe të Dhomës së Lordëve pritet të dështojë dhe ka probleme të konsiderueshme me sistemin e kanalizimeve. Që nga viti 2016, ka pasur 36 incidente zjarri, 12 incidente me asbest dhe 19 incidente me muraturë.
Debati se si të rinovohen Dhomat e Parlamentit ka vazhduar prej vitesh për shkak të kostos së projektit dhe shqetësimeve në lidhje me gjendjen e ndërtesave historike në këtë sit të Trashëgimisë Botërore.
Deputetët kishin rënë dakord për një plan në vitin 2018 që si Dhoma e Komunave ashtu edhe Lordët të zhvendoseshin në objekte të përkohshme pranë vendit ekzistues për të lejuar kryerjen e riparimeve dhe përmirësimeve thelbësore. Por kjo u rishikua më pas për shkak të shqetësimeve në lidhje me koston.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Një 82 vjeçar që ishte shpallur i zhdukur nga familjarët është gjetur pa jetë në Klos. I moshuari dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga një lartësi e madhe.
Mediat raportojnë ndërkohë se Irani po intensifikon sulmet brenda këtyre 48 orëve, që konsiderohen si kyçe për një takim të mundshëm mes delegacioneve të SHBA dhe Iranit.
Pamjet e shpërndara nga mediat shtetërore bjelloruse treguan Lukashenkon duke i paraqitur Kim-it atë që dukej të ishte një pushkë automatike. Lideri i Koresë së Veriut ju përgjigj me një gjest tallës të mbushjes së armës dhe i tha Lukashenkos më pas, "faleminderit".
Parashikohet krijimi i qendrave të kthimit jashtë BE-së, ndalimi i emigrantëve deri në 24 muaj, si dhe vendosja e urdhrave të kthimit që do të vlejnë në të gjithë territorin e Unionit.
Dy burime izraelite me njohuri për çështjen i kishin thënë më parë CNN se Tangsiri, një nga njerëzit kyç të regjimit, i cilësuar si burri që bllokoi Ngushticën e Hormuzit, ishte vrarë, por autoritetet iraniane nuk kanë komentuar mbi raportet e vdekjes së tij.
Trump pretendon se ideja që ai të bëhet Lideri i ardhshëm Suprem i Iranit u propozua në mënyrë jozyrtare nga udhëheqja në Teheran pasi fushata ushtarake SHBA-Izrael la të vdekur Ajatollah Ali Khamenein, por ai i refuzoi ata.
Downing Street tha se ky është një përshkallëzim i lëvizjeve kundër flotës së errët të Moskës që shmang sanksionet, pasi më parë Marina Mbretërore i ishte bashkuar aleatëve në veprim kundër anijeve.
Komente (0)