“Përparim i konsiderueshëm”, Witkoff vlerëson negociatat për përfundimin e luftës

I dërguari i SHBA, Steve Witkoff ka vlerësuar raundin e fundit të bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës në Gjenevë për arritjen e një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.

Burimi: BBC

18.02.2026. 07:52

“Përparim i konsiderueshëm”, Witkoff vlerëson negociatat për përfundimin e luftës

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff bëri me dije se bisedimet e radhës midis Ukrainës dhe Rusisë kanë “sjellë përparim domethënës” për t’i dhënë fund luftës, ndërsa të dyja palët përgatiten për një raund të dytë negociatash në Gjenevë.

“Suksesi i Presidentit Trump në bashkimin e të dyja palëve të kësaj lufte ka sjellë përparim domethënës dhe ne jemi krenarë që punojmë nën udhëheqjen e tij për të ndaluar vrasjet në këtë konflikt të tmerrshëm”, shkroi Witkoff në X.

Shpresat për një përparim gjatë bisedimeve janë të pakta, pasi Kremlini nuk është lëkundur nga kërkesat e tij për territorin ukrainas.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka sugjeruar se i takon Ukrainës të sigurojë që bisedimet në Zvicër të jenë të suksesshme, pa përmendur Rusinë.

Zelensky ka thënë vazhdimisht se vendit të tij po i kërkohet të bëjë kompromise joproporcionale në krahasim me Rusinë. Ai shton e garanci të forta sigurie nga Perëndimi duhet të vijnë përpara se të arrihet ndonjë marrëveshje me Rusinë.

Në një deklaratë në mediat sociale të martën në mbrëmje, negociatori ukrainas Rustem Umerov tha se dita e parë e bisedimeve u përqendrua në çështje praktike dhe mjetet e zgjidhjeve të mundshme.

Ndërkohë, agjencia shtetërore e lajmeve RIA e Rusisë citoi një burim i cili tha se negociatat e së martës, të cilat zgjatën gjashtë orë, kishin qenë të tensionuara dhe u zhvilluan në formate të ndryshme dypalëshe dhe trepalëshe.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)