Izraeli dhe SHBA sulmojnë Iranin

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar mëngjesin e së shtunës, pas raportimeve për shpërthime në Teheran, kryeqyteti i Iranit.

Burimi: BBC

28.02.2026. 07:55

Izraeli dhe SHBA sulmojnë Iranin

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar mëngjesin e së shtunës, pas raportimeve për shpërthime në Teheran, kryeqyteti i Iranit.

Sipas mediave iraniane, tre shpërthime janë dëgjuar në qendër të qytetit. Agjencia iraniane Fars  raportoi se ka marrë njoftime për disa raketa që kanë goditur zonën e quajtur “Republic” në kryeqytet.

Ndërkohë, BBC ka publikuar pamje që tregojnë tym të dendur që ngrihet mbi Sheshin Jomhouri dhe Sheshin Hassan Abad në Teheran.

Në të njëjtën kohë, Izraeli në koordinim me Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar nisjen e një sulmi që e ka cilësuar si “parandalues” ndaj Iranit. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, deklaroi se është shpallur një “gjendje e veçantë dhe e përhershme emergjence” në të gjithë territorin e Izrael.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar për viktima apo dëme të shkaktuara nga shpërthimet, ndërsa situata mbetet në zhvillim.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)