Izrael “fshin” me bomba Presidencën e Iranit, Gjysmëhëna e Kuqe konfirmon mbi 780 viktima

Një sulm ajror izraelit ka goditur objekte të rëndësishme qeveritare në Teheran, mes të cilave dhe presidenca.

Burimi: BBC

03.03.2026. 11:14

Izrael “fshin” me bomba Presidencën e Iranit, Gjysmëhëna e Kuqe konfirmon mbi 780 viktima

Një tjetër i zhvillim i rëndësishëm vjen nga konflikti në Lindjen e Mesme, ku përballja mes Izraelit, SHBA dhe Iranit ka hyrë në ditë e saj të katërt.

Sipas raportimeve më të fundit, Izraeli ka bombarduar me një furi të pandalshme disa godina të rëndësishme qeveritare në Iran.

Mësohet se në objektiv kanë qenë Presidenca e Iranit, Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare si dhe një institucioni trajnimi ushtarak.

IDF konfirmon se raketa të shumta janë hedhur në këto godina, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Në ditën e parë të përballjes ushtarake, Izraeli eliminoi liderin shpirtëror iranian Ajatollah Khamanei në rezidencën e tij, në një sulm të ngjashëm ajror.

Ndërkohë, Gjysmëhëna e Kuqe konfirmon se në Iran janë vrarë më shumë se 780 persona që kur SHBA-të dhe Izraeli nisën sulmet ajrore në vend të shtunën.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)