Sipas një raporti të detajuar të publikuar nga “Financial Times”, operacioni që çoi në vrasjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei ishte planifikuar prej dekadash dhe u realizua përmes një operacioni të sofistikuar të inteligjencës izraelite dhe amerikane. Raporti thekson se planifikimi i operacionit kishte nisur që në vitin 2001, kur kryeministri i atëhershëm izraelit, Ariel Sharon urdhëroi shërbimin sekret izraelit “Mossad” ta vendoste Iranin si objektivin kryesor strategjik.
Për të gjurmuar lëvizjet e liderit iranian, inteligjenca izraelite arriti të hakeronte rrjetin e gjerë të kamerave të trafikut në Teheran, me qëllim identifikimin dhe ndjekjen e truprojave të Khameneit. Më pas, të dhënat e mbledhura u analizuan përmes algoritmeve dhe inteligjencës artificiale, duke ndërtuar modele të detajuara të jetës dhe rutinës së përditshme të truprojave dhe vetë liderit.
Sipas raportit, një nga kamerat e hakeruara ishte e fokusuar në vendin ku ekipi i sigurisë parkonte automjetet e blinduara. U krijuan dosje të detajuara mbi adresat, oraret e punës, turnet dhe lëvizjet e tyre. Shumica e analizës së të dhënave u krye nga Njësia 8200 e inteligjencës ushtarake izraelite (IDF), e cila zhvilloi algoritme të posaçme për të zbuluar “modelin e jetës” së liderit iranian dhe rrethit të tij të ngushtë.
Sipas burimeve të cituara nga “Financial Times”, ditën e sulmit Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara ndërprenë shërbimin celular në zonën “Pasteur Street” në Teheran, ku ndodhej Ali Khamenei. Kjo masë synonte të parandalonte çdo paralajmërim të mundshëm për sigurinë e tij. Inteligjenca amerikane, përmes CIA, dyshohet gjithashtu se kishte një informator në terren, i cili konfirmoi se takimi i liderit me zyrtarë të tjerë të lartë ishte duke u zhvilluar.
Sulmi u krye me raketa “Sparrow”, ndërsa avionët izraelitë mbetën në gatishmëri për të ruajtur efektin e befasisë taktike. Në total, sipas raportimit, u lëshuan 30 raketa drejt kompleksit ku ndodhej Khamenei, menjëherë pas konfirmimit për praninë e tij.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)