Këtë të martë, në aeroportin Barajas të Madridit mbërriti një grup prej 175 shtetasish spanjollë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në Lindjen e Mesme për shkak të ofensivës izraelito-amerikane kundër Iranit. Ata zbarkuan në Gadishullin Iberik me një fluturim komercial të kompanisë Etihad Airëays.
Në mesin e tyre nuk ndodhej ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos I. Monarku jeton prej vitit 2020 në Abu Dhabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas burimeve pranë rrethit të tij të ngushtë, ai është “i qetë dhe i sigurt” në një hotel të kryeqytetit, ku është zhvendosur përkohësisht për shkak të punimeve në rezidencën e tij.
Sipas autoriteteve spanjolle, mbi 30 mijë shtetas spanjollë ndodhen aktualisht në Lindjen e Mesme, duke përfshirë rezidentë, turistë dhe personel me misione pune. Ministria e Jashtme e Spanjës ka ngritur një njësi krize për të koordinuar kthimin e tyre në atdhe.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)