Izraeli nisi një valë të re sulmesh ndaj Iranit që kishin si objektiv kryesor burimet energjetike të Teheranit .
Sipas CNN, në shënjestër të Izraelit gjatë mbrëmjes së të shtunës dhe mëngjesit të së dielës kanë qenë vendet e magazinimit të naftës në Iran, si pjesë e fazës tjetër të luftës.
Pasojat kanë qenë shumë të dukshme, me mediat që raportuan se një ujë shiu i nxirë përfshiu Teheranin këtë mëngjes pasi u goditën vendet e magazinimit të karburantit.
Shpërndarja e karburantit në Teheran është ndërprerë pas sulmeve intensive me autoritetet që deklaruan për banorët se problemi do të zgjidhet shumë shpejt.
Banorët kanë shfaqur dhe probleme në shëndet, pasi shumë nga vendet ku depozitohet nafta shpërthyen në flakë dhe një re e madhe tymi tokstik përfshiu kryeqytetin.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)