Autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini kanë arrestuar dhjetëra persona pasi publikuan në rrjetet sociale video dhe foto që lidhen me sulmet e fundit iraniane në rajon.
Policia në Abu Dhabi, kryeqyteti i Emirateve, njoftoi se ka arrestuar 45 persona të kombësive të ndryshme për filmimin dhe shpërndarjen e pamjeve të sulmeve iraniane. Sipas autoriteteve, publikimi i këtyre materialeve në internet mund të nxisë panik, të përhapë thashetheme dhe të ndikojë në opinionin publik.
Autoritetet kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin masa të rrepta ndaj kujtdo që shpërndan përmbajtje të ngjashme në rrjetet sociale, sidomos nëse lidhet me objekte ushtarake ose zona të ndjeshme.
Ndërkohë, edhe në Bahreini janë arrestuar gjashtë persona për publikimin e videove që tregonin pasojat e sulmeve iraniane. Ministria e Brendshme e këtij vendi tha se të arrestuarit akuzohen për “lavdërim të veprimeve të Iranit” dhe për përhapje të informacioneve të rreme.
Ngjarjet vijnë në një moment tensionesh të larta në rajon, ndërsa vendet e Gjirit kanë shtuar kontrollet dhe kufizimet për publikimin e informacioneve që lidhen me sigurinë dhe zhvillimet ushtarake.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)