Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan deklaroi se vendi i tij do të qëndrojë stoik përballë çdo provokimi, duke nënvizuar se Ankaraja nuk do të përfshihet në konflikte të padrejta në rajonin e Lindjes së Mesme.
Në një konferencë të përbashkët me homologun e tij nga Bangladeshi, Khalilur Rahman, Fidan deklaroi se Turqia refuzon të bjerë pre e provokimeve dhe do të ruajë qetësinë, duke respektuar qëndrimin e qartë të presidentit turk ndaj situatës.
Duke reaguar ndaj veprimeve të Izraelit për mbylljen e Xhamisë Al-Aksa, Fidan paralajmëroi se kjo lëvizje mund të shkaktojë një “valë të re zemërimi” në rajon. Ai theksoi se respekti për vendet e shenjta është një detyrim i përbashkët i njerëzimit dhe se ky provokim duhet të ndalet menjëherë.
Ministri turk gjithashtu bëri thirrje për ndërhyrje ndërkombëtare, duke kërkuar që aktorët globalë të ndërmarrin masa të menjëhershme kundër veprimeve të Izraelit, që ai i konsideron si krime të vazhdueshme.
Kujtojmë se që nga nisja e luftës në Lindjen e Mesme, 3 raketa janë lëshuar drejt Turqisë, të cilat janë rrëzuar nga mbrojtja raketore e NATO. Irani nga ana e tij pretendon se nuk është ai që ka goditur Turqinë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)