Arrestimi i të vëllait Andrew, reagon Mbreti Charles: Ligji të veprojë

Menjëherë pas arrestimit të vëllait të tij ish princit Andrew ka reaguar edhe mbreti Charles i Britanisë së madhe. Në një komunikatë të shpërndarë për mediat ai thotë se ligji duhet të veprojë.

19.02.2026. 13:28

"Kam mësuar me shqetësimin më të thellë lajmin për Andrew Mountbatten-Windsor dhe dyshimin për sjellje të keqe në detyrën publike. Ajo që vijon tani është procesi i plotë, i drejtë dhe i duhur me anë të të cilit kjo çështje hetohet në mënyrën e duhur dhe nga autoritetet përkatëse. Në këtë, siç e kam thënë më parë, ata kanë mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë të plotë dhe të përzemërt. Më lejoni të them qartë: ligji duhet të ndjekë rrugën e vet. Ndërsa ky proces vazhdon, nuk do të ishte e drejtë që unë të komentoja më tej për këtë çështje. Ndërkohë, unë dhe familja ime do të vazhdojmë detyrën dhe shërbimin tonë ndaj të gjithëve ju. Charles R.", thuhet në mesazhin e Mbretit Charles.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)